Dy legjendat e futbollit të Kosovës Anel Rashkaj si dhe Hekuran Kryeziu janë bërë ndihmës trajner te Kosova U19, respektivisht U21.
FFK-ja me anë të një komunikate zyrtare njoftoi se të dy ish lojtarët do të ndihmojnë për ta ngritur edhe më shumë nivelin te Kosova.
“RIKTHEHEN KAPITENËT
𝑨𝒏𝒆𝒍 𝑹𝒂𝒔𝒉𝒌𝒂𝒋 dhe 𝑯𝒆𝒌𝒖𝒓𝒂𝒏 𝑲𝒓𝒚𝒆𝒛𝒊𝒖, dy nga ikonat e Kombëtares së Kosovës, rikthehen në role të reja në Federatën e Futbollit të Kosovës, këtë herë si ndihmës-trajnerë në ekipet kombëtare”.
“𝑨𝒏𝒆𝒍 𝑹𝒂𝒔𝒉𝒌𝒂𝒋 do të jetë ndihmës trajner i Kombëtares U19 si dhe pjesë e Departamentit Teknik të FFK-së, duke sjellë përvojën e tij të çmuar nga fusha e gjelbër për të udhëhequr të rinjtë drejt suksesit”.
“𝑯𝒆𝒌𝒖𝒓𝒂𝒏 𝑲𝒓𝒚𝒆𝒛𝒊𝒖 do të jetë ndihmës trajner i Kombëtares U21, duke kontribuar me dijen dhe pasionin e tij për të zhvilluar brezin e ardhshëm të futbollistëve.”, njofton FFK.