Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Magazina

    Andrew Tate del para gjykatës në Rumani

    10/01/2023 11:59
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Personaliteti kontrovers i mediave sociale, Andrew Tate, mbërriti në një gjykatë në Rumani në pranga mëngjesin e së martës, për të apeluar kundër vendimit të mëparshëm të një gjyqtari për të zgjatur periudhën e paraburgimit, nga 24 orë në 30 ditë.

    Tate po akuzohet për pjesëmarrje në një grup të krimit të organizuar, trafikimit të qenieve njerëzore dhe përdhunimit, raportoi Associated Press të martën.

    Tate, është një 36-vjeçar britaniko-amerikan. Qytetari që ka grumbulluar 4.4 milionë ndjekës në Twitter, fillimisht u ndalua më 29 dhjetor në një zonë në veri të kryeqytetit Bukuresht, së bashku me vëllain e tij Tristanin, i cili akuzohet për të njëjtën çështje. Dy gra rumune janë gjithashtu në paraburgim.

    Të katër ata kundërshtuan menjëherë zgjatjen e arrestit më 30 dhjetor. Një dokument që shpjegon motivimin e gjyqtarit për zgjatjen e paraburgimit thotë se “mundësia që ata t’i shmangen hetimeve nuk mund të injorohet” dhe se ata mund “të largohen nga Rumania dhe të vendosen në vendet që nuk lejojnë ekstradimin”.

    Një vendim nga Gjykata e Apelit e Bukureshtit pritet të vijë më vonë të martën, tha për AP, Eugen Vidineac, avokati rumun që përfaqëson Tate.

    Agjencia rumune kundër krimit të organizuar DIICOT tha pas bastisjeve të fundit të dhjetorit se kishte identifikuar gjashtë viktima në këtë rast, të cilat ishin nënshtruar nga grupi ndaj “akteve të dhunës fizike dhe detyrimit mendor” dhe u shfrytëzuar seksualisht nga anëtarët e grupit.

    Artikuj të ngjashëm

    Gjykata e Bukureshtit lë në arrest shtëpiak Andrew Tate mes akuzave për trafikim dhe pastrim parash

    Arrestohet në Rumani nën dyshimin për trafikim të qenieve njerëzore ylli i rrjeteve sociale, Andrew Tate

    Të Fundit

    Osmani: Çdo kapitull i Republikës së Kosovës mbart vulën e SHBA-së

    Projekt politik për të kënaqur Serbinë” – Bosch përkrah kritikat e profesorit britanik ndaj Gjykatës Speciale 

    Lamtumirë Juventus, Real Madrid siguron kalimin në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube

    Lindau, Bodensee në Gjermani përfshihet nga erëra të fuqishme dhe breshër i madh — shkaktohen dëme materiale

    Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinjës 

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.