sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Teknologji
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Andin Hoti: Termi “persona të zhdukur me forcë” duhet të jetë në marrëveshje, s’ndërroj qëndrim

    30/07/2022 20:42
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Andin Hoti nga delegacioni për personat e pagjetur ka thënë se Republika e Kosovës s’ka ndërmend të lëshoj pe sa i përket qëndrimit për përdorimin e terminologjisë “persona të zhdukur me forcë” në marrëveshjen me Serbinë për të pagjeturit, gjë që Beogradi po e kundërshton.

    Shteti i Serbisë nuk po pranon që për të pagjeturit në Kosovë gjatë kohës së luftës të përdoret termi “persona të zhdukur me forcë”.

    Andin Hoti nga delegacioni i Kosovës për çështje të personave të zhdukur, insiston se ky term nuk duhet të largohet dhe se ai tregon realitetin e asaj që ka ndodhur.

    “Vazhdojmë të insistojmë dhe nuk e kam ndërmend të ndryshoj këtë qëndrim sepse ai term duhet të jetë në deklaratë për shumë arsye, dhe nuk është arsye politike kjo, sepse jam i bindur që termi ‘të zhdukur me forcë’ obligon të dyja palët, e them sinqerisht, edhe Kosovën edhe Serbisë, e obligon të ofrojnë informacione, të ofrojmë punën tonë për të gjetur personat e zhdukur. Çështje të tjera që po diskutohen brenda kësaj deklarate, sipas Hotit, lidhen me rolin e Bashkimit Evropian në këtë proces.”, ka thënë Andin Hoti

    I biri i veprimtarit të zhdukur Ukshin Hoti, thekson gjithashtu se nëse Serbia nuk pajtohet me një term të tillë, presioni i Bashkimit Evropian duhet të drejtohet tek ta.

    “Nëse Serbia vazhdon të hezitojë atëherë Bashkimi Evropian, apo kushdo qoftë tjetër, le të drejtohet të Serbia, jo të ne… Ne jemi të vendosur, dialogu po vazhdon ende, qëndrimi im është ky, këtë e kam thënë edhe në Bruksel disa herë, mirëpo nuk e nënshkruaj unë (deklaratën) unë jam vetëm pjesë e delegacionit, si do të rrjedh deri në fund nuk e di”, ka shtuar ai.

    Javë më parë, i dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka thënë se janë “dy fjalë afër ose larg marrëveshjes për të pagjeturit”.

    Ai ka bërë me dije gjithashtu se 99.5% e tekstit të deklaratës është dakorduar, duke shtuar se nevojitet vetëm vullnet politik.

    Artikuj të ngjashëm

    Hoti: Duke shfryrë mllef ndaj njëri-tjetrit po harrojmë që fajtore është Serbia

    Hoti: Kurti ishte i gatshëm ta nënshkruajë deklaratën për të pagjeturit nga gushti i vitit të kaluar

    Djali i Ukshin Hotit: Deklarata për të zhdukurit me dhunë nuk mund të ndryshohet

    Të Fundit

    OSBE: Dhuna kundër paqeruajtësve është e papranueshme

    KFOR: Rreth 25 ushtarë tanë janë plagosur në Zveçan

    NATO: Dënojmë fuqishëm sulmet e paprovokuara ndaj KFOR-it në veri

    Kusari – Lila për sulmin ndaj mediave dhe KFOR-it në veri: Kriminelët duhet të ballafaqohen me drejtësinë

    Pronari i lokalit ku kishin mbetur të ngujuar gazetarët, i ndihmon që të largohen nga Zveçani

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2023

    Shkruani lart dhe shtypni Enter për të kërkuar. Shtypni Esc për të anuluar.