Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Andi Pajaziti lirohet nga spitali, dërgohet në këtë burg

    28/08/2023 15:03
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Andi Pajaziti, i njohur me nofkën “Italiani”, është liruar nga spitali pasi ka përfunduar trajtimin atje dhe është dërguar në paraburgim. Pajaziti është njëri nga tre të përfshirit në rastin e Bon Vivantit, ku gjykata ka marrë vendim, krahas Hysni Gecit dhe Gëzim Zakutit.

    Gazeta Insajderi ka marrë vesh se Pajaziti ka përfunduar intervenimet e duhura mjekësore dhe është dërguar në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz.

    Një përleshje e armatosur që rezultoi me vrasjen e 39-vjeçarit, Kastriot Ramadani, teksa mbetën të lënduar e të plagosur edhe 17 persona të tjerë, tronditi kryeqytetin në fillimin e muajit gusht. Të dyshuar për ngjarjen tragjike në lokalin e njohur “Bon Vivant”, janë Andi Pajaziti, i cili ndodhet në spital, Hysni Geci dhe Gzim Zakuti.

    Në arrati ndodhet ende “Duka”, për të cilin Policia e Kosovës me vonesë e bëri publike shpalljen në kërkim të tij.

    Përpos përfshirjes në përleshjen në Prishtinë, Dukagjin Nikollaj ka të kaluar kriminale edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai është njëri prej shqiptarëve më të kërkuar nga FBI.

    Dukagjin Nikollaj, sipas Byrosë Federale të Hetimeve (FBI), dyshohet të jetë i përfshirë në blerjen e sasive të mëdha të marijuanës nga Kanada dhe shpërndarjen e tyre në zonën e Neë Yorkut.

    “Duka” thuhet të jetë pjesëtarë i organizatës kriminale “Krasniqi Organization”, të dyshuar për trafikim droge dhe vrasje.

    Urdhër arresti për “Dukën” është lëshuar në maj të vitit 2010 nën akuzat për shpërndarje të lëndëve narkotike. Ai ka kontrolluar rrethin e drogës nga viti 2003 deri në vitin 2007.

    Artikuj të ngjashëm

    “Ka humbur kthjelltësinë mendore”, çfarë dëshmoi shqiptari që vrau ish-gruan në Itali?

    Raportohet se është vrarë një 28 vjeçare shqiptare në Gjermani

    “Mendonte se do të vdiste” – Rrëfimi i nënës, djali i së cilës i mbijetoi sulmit në Graz

    Të Fundit

    Rruga Rashkë–Jarinjë e bllokuar nga disa qytetarë serbë, qarkullimi në kufirin me Kosovën pothuajse i ndaluar

    Amerika feston pavarësinë, pamje nga hedhja e fishekzjarreve në Prishtinë

    Përgënjeshtrimi nga Brukseli: Si gënjeu Vuçiqi për takimin me Von der Leyen?

    Mehmetaj kritikon VV-në: Po i japin veto Listës Serbe për bllokimin e shtetit

    Trump: Deportimi i njerëzve të lindur në SHBA mund të jetë ‘puna e radhës

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.