Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Sport

    Ancelotti nuk ka në plan rikthimin në Chelsea

    11/04/2023 15:06
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp
    Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti i ka uruar ish-klubit të tij, Chelseat më të mirën, por konfirmoi se nuk do të rikthehet tek ata në të ardhmen.

    Ancelotti fitoi Premier Ligë dhe Kupën FA me Chelsean në vitin 2010, dhe si sezonin e kaluar, edhe këtë vit do të përballet me ‘Blutë’ në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

    Duke folur përpara ndeshjes, Ancelotti theksoi se ata do të luajnë kundër një skuadre të mirë, me të cilën kishin shkuar në vazhdime sezonin e kaluar.

    “Vitin e kaluar kemi vuajtur shumë. Është një ekip në një nivel tjetër. Në këto lloj ndeshjesh ka një motivim të madh dhe është një skuadër e nivelit shumë të lartë”, tha Ancelotti.

    Italiani më pas foli edhe për homologun e tij, Frank Lampard, i cili edhe para pak ditësh në krye të ‘Bluve’, përcjellë GazetaDemos.

    “Ai është një trajner fantastik, profesionist i jashtëzakonshëm dhe në këtë rast nuk mendoj se përvoja ime do të jetë shumë e dobishme. E vërteta është se ai ka ardhur një javë më parë dhe është i vetëdijshëm se si mund të shkojnë këto lojëra. Ai do të bëjë shumë mirë me Chelsean”, theksoi ai.

    Në fund ai deklaroi se nuk planifikon që të rikthehet si trajner te Chelsea.

    “Unë jam një mbështetës i Chelseat, kam kaluar dy vite fantastike atje. A do të kthehesha? Jo, nuk mendoj kështu. Mendoj dhe shpresoj që Lampard do të bëjë një punë fantastike”, shtoi ai.

    Ancelotti ka deklaruar në shumë raste se dëshiron të përfundojë kontratën e tij me Real Madridin, e cila skadon në vitin 2024, pavarësisht spekulimeve që e lidhin atë me një largim në fund të këtij sezoni.

    Artikuj të ngjashëm

    Chelsea e nis me fitore rrugëtimin në Botërorin e Klubeve, mposht Los Angeles FC

    Më në fund ka festë te Chelsea, fiton titullin e Conference League

    Finalja e Conference League, Betisi e Chelsea zyrtarizojnë formacionet

    Të Fundit

    Osmani: Çdo kapitull i Republikës së Kosovës mbart vulën e SHBA-së

    Projekt politik për të kënaqur Serbinë” – Bosch përkrah kritikat e profesorit britanik ndaj Gjykatës Speciale 

    Lamtumirë Juventus, Real Madrid siguron kalimin në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube

    Lindau, Bodensee në Gjermani përfshihet nga erëra të fuqishme dhe breshër i madh — shkaktohen dëme materiale

    Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinjës 

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.