Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Sport

    Ancelotti: Napoli mund ta fitojë Ligën e Kampionëve

    05/04/2023 18:28
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti beson se skuadra e Napolit mund ta arrijë finalen e këtij edicioni të Ligës së Kampionëve.

    Reali do të përballet me Chelsean në çerekfinale, dhe nëse fiton, në gjysmëfinale do të luajë kundër fituesit të ndeshjes mes Bayern Munichut dhe Manchester Cityt.

    Në anën tjetër, Napoli ka një rrugëtim më të lehtë, ku në çerekfinale ka përballe kampionin italian, Milanin, ndërsa nëse eliminon “Rossonerët”, skuadra e Luciano Spallettit luan në gjysmëfinale me fituesin e ndeshjes mes Interit dhe Benficas.

    Mundësia që në finale të kemi një përballje mes Real Madridit dhe Napolit është e madhe. Por, çka është i sigurt është fakti që Napoli po mahnit të gjithë këtë sezon, përfshi këtu edhe trajnerin e Realit, Carlo Ancelottin.

    Ancelotti në një intervistë për “DAZN” foli për Napolin, dhe gjasat e skuadrës së Spallettit për ta fituar Ligën e Kampionëve.

    “Napoli ka bërë një hap të madh duke ndryshuar hierarkinë brenda zhveshtores. E ka rinovuar ambientin me lojtarë të rinj që kanë qëllime të mëdha. Gjithashtu besoj se Spalletti është një trajner i madh në nivelin taktik me një eksperiencë dhe ky kombinim po e udhëheq Napolin drejt ‘Scudettos’. A mund ta fitojë ai Ligën e Kampionëve? Po, mund të fitohet, siç munden të gjitha tetë ekipet që gjenden në çerekfinale. Ekipet e tjera do ta shohin fitoren”, tha Ancelotti.

    Artikuj të ngjashëm

    Reali përsëri fiton me një gol, kësaj radhe ”hero” Arda Guler

    Ancelotti flet për kualifikimin e për kritikët, Realin, Cityn, Mbappen, Haalandin dhe për formatin e Championsit

    Ronaldo e paralajmëron rikthimin në Real Madrid

    Të Fundit

    Vajza e Ismail Kadaresë shkarkohet nga detyra si ambasadore në UNESCO

    Zjarri në Prishtinë, Rama në terren: Zjarrfikësit janë heronjtë që e mbajnë të sigurt kryeqytetin

    Gjeorgjia rrezikon liberalizimin e vizave, BE: Qeveria po shkel vlerat evropiane

    Raportohet për tërmet në Kosovë

    ”Dy banesa u përfshin nga flakët”, detaje të reja rreth zjarrit në Prishtinë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.