Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Sport

    Ancelotti flet për kualifikimin e për kritikët, Realin, Cityn, Mbappen, Haalandin dhe për formatin e Championsit

    20/02/2025 12:23
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Carlo Ancelotti, i lumtur e i relaksuar, u paraqit në konferencë për shtyp pas triumfit në përballjen e dyfishtë me Manchester Cityn (3:2 e 3:1) në fazën e “play-off”-it në Ligën e Kampionëve.

    Me këtë rast, Real Madridi e siguroi një biletë për në të tetën e finales së kësaj gare, shkruan “Gazeta Express”.

    “Kemi luajtur mjaft mirë, një ndeshje komplete në nivelin defanziv, ofanziv, në tranzicion, në posedim… Doja që kështu të ndodhte, donim që t’i përsërisnim gjërat e mira që i bëmë në lojën e parë. Skuadra ishte mjaft kompakte dhe e bashkuar dhe kur e bën këtë, ngritet kualiteti”, deklaroi trajneri italian.

    Në “Santiago Bernabeu” i shkëlqyeshëm ishte Kylian Mbappe, por trajneri italian preferoi të flasë për kolektivin, jo për individin.

    “Të flasësh për individualitetin… të gjithë u dalluan. Kanë luajtur mirë Mendy, Rudiget, Valverde, edhe pse nuk ishte në 100%… të gjithë mirë. Ceballos? Mirë, mirë e gjithë skuadra. Kur skuadra funksionon, dalin në pah individët. Ishte një punë kolektive e kryer mirë. Kemi ende kohë”, vazhdoi “Don Carlo”.

    “Dua t’ju them lojtarëve që ishte një lojë e mirë. Kundërshtari është gjithmonë i vështirë dhe e kemi sjell në shtëpi një rezultat të mirë pas dy ndeshjesh. Paraqitja më e mirë e sezonit? I përsëritëm gjërat e mira të bëra në lojën e parë. Po, e bëmë një lojë të kompletuar. Në sulm, në mbrojtje… Kualiteti është mjaft lartë. E kemi një kualitet ofanziv si kurrë më parë në vitet e fundit”, përfundoi Ancelotti.

    “Kritikët? Është e vështirë t’i heshtësh kritikët, sepse nuk është e mundur t’i fitosh krejt ndeshjet. Do të ketë lojëra që nuk do të mund t’i fitojmë dhe kritikat nuk mund të ndalen.

    “Mungesa e Haalandit? “Pa Haalandin, City humbet. Por, ne e nisëm mirë lojën duke shënuar gol.”

    “Formati i ri i Championsit? Nuk është pozitive të arrish në të tetën e finales me 10 ndeshje. Nuk kemi dalë nga një moment i komplikuar, kemi hyrë në një moment të komplikuar, por është e vërtetë që në nivelin emotiv na ka bërë mirë.”

    Artikuj të ngjashëm

    Ancelotti këmbëngul se Real Madridi nuk po fokusohet vetëm te Haaland

    Ancelotti do të mbetet trajner i Real Madridit

    Ancelotti s’ka marrë ofertë nga Brazili, por konfirmohet interesimi nga presidenti i Federatës

    Të Fundit

    Projekt politik për të kënaqur Serbinë” – Bosch përkrah kritikat e profesorit britanik ndaj Gjykatës Speciale 

    Lamtumirë Juventus, Real Madrid siguron kalimin në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube

    Lindau, Bodensee në Gjermani përfshihet nga erëra të fuqishme dhe breshër i madh — shkaktohen dëme materiale

    Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinjës 

    Rruga Rashkë–Jarinjë e bllokuar nga disa qytetarë serbë, qarkullimi në kufirin me Kosovën pothuajse i ndaluar

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.