Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Anashkalimi i Skenderajt nga Qeveria, Nura: Në Jugosllavi e kohë të Millosheviqit përjashtoheshin rajonet

    12/12/2023 17:44
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, në një bisedë në FRONTAL me gazetarin Arsim Lani ka folur për planifikimet buxhetore të bëra nga Qeveria e Kosovës sa i përket Komunave për vitin 2024.

    Nura ka thënë se është e qartë që ndarja buxhetore s’është aspak e drejtë dhe sipas tij buxheti publik s’është as i një Qeverie, ministri apo kryeministri dhe si rrjedhojë duhej të shpërndahej proporcionalisht për të gjitha komunat.

    “ Është e qartë, edhe ju e keni pa shpërndarjen buxhetore, që fatkeqësisht që ka lënë një pjesë të komunave jashtë listës së projekteve publike. Ndarje buxhetore aspak e drejt dhe është e pashpjegueshme sepse të gjithë qytetarët participojnë në buxhetin e Kosovës. Buxheti publik s’është i asnjë Qeverie apo kryeministri dhe do të duhej të shpërndahej proporcionalisht ose të paktën të merren parasysh projektet prioritare sipas nevojave të komunave”, ka thënë Nura në Frontal.

    Nura duke folur për mos përfshirjen e komunës së Skenderajt fare në planifikime buxhetore, ka thënë se një gjë e tillë s’ka ndodhur në Kosovës e pasluftës, ndëkrohë ka thënë se s’dëshiron të futet në histori, meqë dihet se rajone të caktuara janë anashkaluar nga Jugosllavia e koha e Millosheviqit.

    “Është e pashpjegueshme. Precedent që ka ndodhur për herë të parë që nga paslufta, nuk dua të hyjë para luftës, sepse e njohim historinë, regjione të caktuara kanë qenë të anashkaluara nga mbretëria serbo-kroate-sllovene, Jugosllavisë dhe kohës së Millosheviqit. Është e pashpjegueshme. Vërehet që ka nuanca politike, por përtej dallimeve politike, qytetarët janë taksapgues dhe shpërndarja duhet të ishte proporcionale dhe e barabartë. Është ndarje me direktiva politike”, ka potencuar ai.

    Artikuj të ngjashëm

    Jo me ekskursione por me tabletë, komuna e Skënderajt shpërblenë me dhurata nxënësit e dalluar në gara (Dokument)

    Nura viziton babain e Thaçit në spital: Dëshira jonë që të kthehesh i fortë për të pritur kthimin e djalit tënd e Presidentit ton

    Nura dhe Lushtaku presin në takim nënën e 7-vjeçarit të vrarë nga forcat serbe: Një grua me zemër të madhe

    Të Fundit

    Përhapet zjarri që kishte shpërthyer gjatë ditës përreth pikës kufitare Hani Elezit – Bllacë 

    Faton Peci shfaqet i bindur se do ta fitojë Mitrovicën lehtë, “kapet” me komentuesin që i tha “nuk fiton për shtune 700 vjet”

    Policia dhe studentët përplasen në Serbi, forca të shumta po i largojnë me dhunë nga rrugët

    Në autostradën Kosovë-Shqipëri paralajmërohen kontrolle me radarë statikë

    Reagon gruaja e Adem Mikullovcit pas shpifjeve se nuk iu rregullua varri aktorit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.