Në emisionin EURO n’7 me Menduh Abazin është diskutuar ekonomia karshi imazhit të vendit, ku si rrjedhoi e krizave të njëpasnjëshme në vend e së fundit edhe si pasojë e sulmit terrorist në veri, Kosova po paraqitet në media të huaja si vend në të cilin potencialisht mund të ketë luftë.
Një imazh i tillë për Kosovën po paraqitet edhe në mediat ndërkombëtare e kjo sipas njohësëve të ekonomisë do të ketë pasoja të mëdha në ekonomi.
Ferat Shala nga Partia Demokratike e Kosovës në emisionin EURO n’7 ka deklaruar se situata e krijuar së fundi do ketë pasoja afatgjatë në ekonomi dhe se këto pasoja vec se po vërehen tashmë ku kemi rënie të investimeve direkte.
Sipas tij jo vetëm situata e tanishme politike por edhe ngecjet e qeverisë në të kaluarën do të rëndojn edhe më shumë gjendjen ekonomike.
“Duhet një qasje dhe një strategji e qeverisë që të kthejm fokusin e investitorëve strategjik në vend, ligjit për investime strategjike i ka kaluar afati dhe nuk kemi asnjë iniciativë të re për këtë cështje, KIESA e cila ka pasur për detyrë promovimin e Kosovës dhe tërheqjen e investitorëve strategjik pothuajse është shuar, pra nuk kemi asnjë aktivitet të kësaj qeveria që të kthejm fokusin e investiroëve strategjik ka Kosova”, ka deklaruar deputeti i PDK-së, Ferat Shala. 3:50
Në anën tjetër, Visar Azemi nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se investitorët para se të shkojnë në cilindo vend për të investuar bëjnë vlerësimin e gjendjes së sigurisë të atij vendi dhe derisa Kosova është në këtë gjendje vështirë se mund të presim investitor të huaj.
Këtë imazh jo të mirë të vendit sipas Azemit e ka rënduar edhe më shumë fakti që kryeministri i vendit deklarohet shumë shpesh se vendi mund të përfshihet në luftë dhe për ekonominë e vendit për investimet e huaja kjo është një vdekje faktike.
“Qeveria mund të krenohet me numra por ne të gjithë e dijmë që investimet e huaja direkte janë tërsisht blerje të pronave të mërgimtarëve tanë dhe nuk bëhet fjalë për asnjë investim konkret në prodhim dhe krijim të vendeve të punës.Në anën tjetërë edhe nëse sot përfundon problemi në veri dhe situata qetësohet duhet shumë kohë për ta neutralizuar këtë gjendje dhe për tu kthyer normaliteti në ekonomi.Imazhi i Kosovës sot jashtë është imazh lufte”, ka thënë Azemi.
Situata nga jashtë sipas tij shihet edhe me keq ngase sic tregon ai miqt e tij ndërkombëtar i kanë ofruar strehim në vendet perendimore duke e cilësuar situatën në vend si gjendje lufte.