Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    AMMK: Të ngrihet vetëdija për zonat e mbrojtura në Kosovë

    22/05/2024 10:55
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës dhe Agjencia Suedeze për Mbrojtjen e Mjedisit mbajtën punëtorinë “Ndërtimi i kapaciteteve mjedisore mbi përdorimin e të dhënave në Kosovë”.

    Ngritja e Kapaciteteve Mjedisore mbi përdorimin e të dhënave në Kosovë, komponenta e pestë synon të ndihmojë Agjencinë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës (AMMK) për të përmirësuar menaxhimin e qëndrueshëm të parqeve kombëtare në Kosovë, është thënë në këtë punëtori.

    Hanna Berggren nga Agjencia e Mjedisit të Suedisë ka thënë se objektiv kryesor ishte anëtarësimi i Kosovës në BE.

    “Vetëm duhet të themi që si objektiv kryesor ishte anëtarësimi i Kosovës në Bashkimin Evropian. Projekti do të lehtësojë një hyrje më të qetë në Bashkimin Evropian duke pasur parasysh kontekstin e acquis mjedisore të BE-së. IS0 1 synon të mbështesë AKMM-në në menaxhimin dhe zhvillimin e metodave për komunikim të brendshëm dhe të jashtëm të përshtatshme për organizatën e AKMM-së”, është shprehur Berggren.

    Drejtori i Drejtorisë për Administrimin e Parkut Kombëtarë “Sharri”, Bajram Kafexholli ka thënë se qëllimi i këtij projekti ka qenë ngritja e vetëdijes për zonat e mbrojtura të Kosovës në veçanti për parqet kombëtare.

    “Aktivitetet përmes komponentës së pestë rreth fuqizimit të parqeve kombëtare. Mbështetje në revidimin e planit të menaxhimit të Parkut Kombëtar Sharri. Analiza e potencialeve për zhvillimin social ekonomik në parqe, shpresojmë brenda periudhës kohore të kemi një analizë të mirëfilltë.  Qëllimi i saj ka qenë në ngritjen e vetëdijes për zonat e mbrojtura të Kosovës në veçanti për parqet kombëtare. Përmes kësaj fushate, ne kemi synuar të rrisim vetëdijësimin mbi rëndësinë e mbrojtjes dhe ruajtjes së parqeve tona kombëtare. Duke ofruar fakte të dhëna dhe informata mbi ekosistemet e ralla të parqeve kombëtare të Kosovës dhe llojet e rralla bimore dhe shtazore që janë pjesë e këtyre habitateve. Ne dëshirojmë të vëmë në dukje se sa të rëndësishme dhe sa të vlefshme janë këto zona”, ka thënë ai.

    Modestina Abrashi AMC prezantoi statistikat  nga “Meta Data” në Facebook për fushatat  vetëdijësues  për parqet kombëtare ku ka arritur në 158 mijë reach në Facebook, shkruan EO.

    Të Fundit

    Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinjës 

    Rruga Rashkë–Jarinjë e bllokuar nga disa qytetarë serbë, qarkullimi në kufirin me Kosovën pothuajse i ndaluar

    Amerika feston pavarësinë, pamje nga hedhja e fishekzjarreve në Prishtinë

    Përgënjeshtrimi nga Brukseli: Si gënjeu Vuçiqi për takimin me Von der Leyen?

    Mehmetaj kritikon VV-në: Po i japin veto Listës Serbe për bllokimin e shtetit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.