Portieri Amir Shaipi ka vendosur që të jetë pjesë e përfaqësueses së Kosovës në futboll.
Kështu ka raportuar mediumi zviceran “Corriere del Ticino”, i cili shkruan se drejtori i kombëtares zvicerane Pierluigi Tami ndodhej në stadium në ndeshjen e Luganos kundër Winterthurit të dielën.
Megjithatë, shkruan “Corriere del Ticino”, Tami është ngushëlluar me paraqitjen e mirë e reprezentuesit të ekipit A të Zvicrës, Renato Steffen si dhe asistimin e Uran Bislimit.
Ndërsa, Shaipi ka vendosur përfundimisht për Kosovën.