Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Sport

    Amir Rrahmani, lideri i ri i Napolit

    10/08/2022 13:46
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Largimi i Kalidou Koulibalyt ia ka hapur rrugën dhe dyert Amir Rrahmanit.

    Futbollisti kosovar tash po konsiderohet si një lider i ri i Napolit.

    Së bashku me Juan Jesusin, ai do ta mbulojë zemrën e ekipit italian në sezonin 2022/23, i cili do të nisë shumë shpejt.

    Përfaqësuesi kosovar është bërë lojtar i rëndësishëm për napolitanët që prej arritjes së trajnerit Luciano Spalletti.

    28 vjeçari ka impresionuar në ndeshjet përgatitore me ekipin këtë verë.

    Ai do ta nisë sezonin e tretë në Napoli, i kishte 16 paraqitje në të parin, ndërsa ishte titullar i padiskutueshëm në atë të dytë.

    Tash, e pret një tjetër sezon prej protagonisti.

    “Ish-futbollisti i Veronës është mjaft funksional për lojën e trajnerit Spalletti, jo vetëm për aftësinë për ta mbyllur fazën defanzive dhe për aftësinë solide të lojës në ajër, por edhe për faktin se ka kapacitet ta qarkullojë mirë topin. Ai do të jetë një pikë referimi për prurjet e reja të repartit defanziv. Ai i njeh mirë krejt mekanizmat e lojës dhe lëvizjes e vijës së fundit”, shkruan mediumi italian “Il Mattino”, përcjell “Gazeta Express” .

    Rrahmani, i cili i ka 47 paraqitje me Kombëtaren e Kosovës, ka luajtur në Europa League me Lokomotiv Moskën dhe me Dinamo Zagrebin për dy sezone radhazi dhe me Napolin.

    Ndërsa, këtë vit do ta ketë mundësinë të luajë për herë të parë në Ligën e Kampionëve.

    Pas largimit të Koulibaly, Mertens e Insigne, tash Rrahmani është njëri prej lojtarëve më me përvojë në ekipin “Azzurri” dhe mund të jetë lideri i ri i ekipit të Spallettit. 

    Artikuj të ngjashëm

    Të dy patën ndarje para pak kohësh e tani u bashkuan me njëri-tjetrin- E dashura e re e Amir Rrahmanit dikur bashkë me Endrit Thaçin

    Rrahmani mungon në stërvitjen e Kosovës

    Rrahmani: Napoli është gati, krenar që veshi fanellën e Kosovës

    Të Fundit

    Kurti ë pas takimit me Osmanin: Folëm gjerë e gjatë, ta shohim edhe pas takimeve të tjera se a kemi arritur ndonjë progres

    “Gjendja është shumë e rëndë për fat të keq”, dalin detaje për dy të lënduarit nga aksidenti tragjik në Pejë

    Ky është vendi i radhës që ndalon mbulimin e fytyrës në vendet publike

    Gjykata shqyrton urdhërarrestin ose paraburgimin për Fitore Pacollin pasi policia dështoi ta çojë me detyrim në seancë

    Vdes ish-gazetari Mehmet Spahiu, ishte edhe aktivist i LDK-së

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.