Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë propozuar një draft-rezolutë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në mënyrë që përkohësisht të ketë një armëpushim në Gaza.
Përmes kësaj i tërhiqet vërejtja edhe Izraelit që të shmangë pushtimin e qytetit të mbipopulluar të Rafah, raporton BBC.
ShBA paraprakisht e ka shmangur fjalën “armëpushim”, gjatë një votimi për Kombet e Bashkuara për luftën, por presidenti Joe Biden ka bërë komente të ngjashme.
Sidoqoftë, Amerika planifikon që ta hedhë në votim një tjetër draft-rezolutë, nga Algjeria, e cila bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm humanitar.