Ambasadorja e Sllovenisë në Kosovë, Minca Benedejçiç, ka dënuar sulmin brutal në Veriun e Kosovës, të dielën.
Si pasojë e sulmit një polic i Kosovës është vrarë.
Ajo i ka shprehur ngushëllime familjes së policit të vrarë, Afrim Bunjaku.
Po ashtu ka kërkuar që autorët e krimit të dalin para drejtësisë.