Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Ambasadorja shqiptare në Izrael: Janë pesë shqiptarë të bllokuar, kërkojnë evakuim

    16/06/2025 22:08
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ambasadorja e Shqipërisë në Izrael, Meri Kumbe, ka folur mbi situatën e rëndë që po kalon vendi pas shkëmbimeve të fundit të sulmeve raketore me Iranin.

    Ajo tha se jeta në qytetet izraelite është paralizuar, ndërsa banorët zbatojnë me përpikëri urdhrat për t’u strehuar.

    “Në fakt, që në momentin që nisi, e gjithë ambasada jemi në dispozicion. Kanë qenë netë të vështira. Vetëm kur i dëgjon bombardimet janë të vështira, e jo më kur i përjeton. Po zbatojmë në mënyrë strikte të gjitha rregullat. Është e vështirë për ne, por edhe për turistët apo njerëzit që u gjendën këtu për punë, të papërgatitur për këtë situatë”, tha diplomatja shqiptare në një intervistë për A2 CNN.

    Sipas saj, jeta e përditshme është ndalur, shkollat dhe zyrat janë mbyllur, ndërsa qytetarët punojnë nga hapësirat e sigurta.

    Të vetmet qëndra të hapura mbeten farmacitë dhe supermarketet.

    “Jeta është e ngrirë, nuk ka trafik, nuk ka njerëz në rrugë. Dëmtime ka pasur në Tel Aviv dhe qytete të tjera përreth. Ka pasur edhe viktima. Në rast sulmesh, sistemi izraelit dërgon një SMS në telefon për të paralajmëruar qytetarët. Ndërtesat e reja kanë dhoma sigurie të brendshme, ndërsa ato të vjetrat kanë vendstrehime në katet e poshtme. Për ata që gjenden jashtë ka struktura publike mbrojtëse”, shpjegoi Kumbe.

    Ajo bëri të ditur se aktualisht në Izrael kanë mbetur të bllokuar 5 qytetarë shqiptarë që ndodheshin atje për punë apo turizëm.

    Ndërkohë, komuniteti i shqiptarëve rezidentë nuk ka shprehur dëshirë për t’u larguar.

    “Edhe ne si trup diplomatik zbatojmë rregullat e përgjithshme. Jemi në kontakt të vazhdueshëm me qytetarët shqiptarë dhe po punojmë për t’i kthyer në Shqipëri. Aeroporti është i mbyllur, gjithashtu dhe rruga detare. Ata që janë gjendur rastësisht këtu na thonë: ‘Aman, na ktheni në shtëpi’. Për ne është kryesore që t’i mbajmë të sigurt. Deri tani, vetëm 5 qytetarë kanë kërkuar ndihmë për t’u kthyer”, theksoi ambasadorja Kumbe.

    Sipas saj, 24-orët e fundit kanë qenë më të qeta, me vetëm tre alarme të regjistruara në orët e mëngjesit.

    Artikuj të ngjashëm

    Breshëri raketash balistike nga Irani, dëgjohen sirena në të gjithë Izraelin qendror

    Izraeli publikon pamjet: Shkatërruam 2 avionë iranianë

    Televizioni shtetëror iranian u thotë izraelitëve të evakuohen nëse duan të mbesin gjallë

    Të Fundit

    Forcat ajrore izraelite me pamje nga “zemra e Iranit”- eleminojnë një skuadër iraniane

    Haziri për paralajmërimin e Trumpit: Kosova të bëhet gati, roli i tij do të jetë kritik

    Krasniqi: SHBA kanë kërkuar qasje më proaktive, Kosova dëmtohet nëse institucionet s’janë të konsoliduara

    “Tankerët” amerikanë zbarkojnë në Evropë, Bildt: Duket sikur Trump do të futet në luftë

    Limaj: Qytetari të ndëshkojë politikanët e papërgjegjshëm që s’marrin përgjegjësitë që iu takojnë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.