Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Ambasadorja izraelite thotë se bizneset nga Izraeli janë të interesuara për investime në Kosovë

    02/02/2024 20:51
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ambasadorja izraelite në Kosovë, Tamar Ziv, ka thënë se një nga pikat më të rëndësishme mes Kosovës e Izraelit janë marrëdhëniet ekonomike mes vendeve.

    Ziv tha se Izraeli bashkë me Kosovën kanë filluar të punojnë edhe më shumë në këtë drejtim, teksa përmendi vizitat e disa delegacioneve të bizneseve izraelite në Kosovë vitin që shkoi.

    “Dhe si rezultat i këtyre delegacioneve, bashkëpunimi i kompanive kosovare dhe izraelite veçse ka filluar dhe jemi të interesuar që një delegacion biznesesh izraelite të vijnë në Kosovë që të organizohen takime dhe të vazhdojmë të avancojmë shkëmbimin e ndërsjellë”, tha Ziv në në Klan Kosova.

    Më tej, ajo tha se ekonomitë e të dy vendeve nuk e njohin aq shumë njëra-tjetrën, teksa tha se komuniteti biznesor izraelit nuk ka shumë njohur për avantazhet e ekonomisë kosovare.

    “Mendoj që ka shumë fusha që mund të jenë të interesit të përbashkët për të dy vendet, siç është energjia e ripërtitshme”, tha ajo.

    Artikuj të ngjashëm

    Ambasadorja e Izraelit: Hamasi dhe Hezbollahu po i përdorin civilët si mburoja njerëzore

    Ambasadorja Ziv: Viti i fundit, më i vështiri në historikun e Izraelit, nisi me sulm terrorist

    Ambasadorja e Izraelit falënderon Kosovën për mbështetjen për Izraelin

    Të Fundit

    Tentim grabitje në Obiliq, punëtori i pompës pëson lëndime trupore

    Shtetases së huaj në Malishevë i vidhet në veturë çanta me dokumente dhe para

    Rrahje me sëpatë në Frashër të Mitrovicës, katër të arrestuar

    Aksident në Prizren, motoçiklisti lëndohet rëndë

    5 të arrestuar pas të shtënave në Rogovë të Gjakovës, policia konfiskon 463 fishekë dhe armë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.