Ambasadorja e parë e Kosovës në Izrael, Ines Demiri ka marrë pjesë në ceremoninë e betimit të presidentit të 11-të të Izraelit, Isaac Herzog, në Knessetin izraelit.
Ajo mirëpret forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Izraelit, teksa falënderoi Rivlin për simpatinë që ka shprehur ndaj Kosovës.
“E nderuar të marr pjesë në ceremoninë e betimit të Presidentit të njëmbëdhjetë të Shtetit të Izraelit, z. Isaac Herzog, në Knessetin izraelit. E mirëpres forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve midis Republikës së Kosovës dhe Shtetit të Izraelit gjatë presidencës së tij.
E falënderoj ish-Presidentin z. Reuven Rivlin për simpatinë që ka shprehur ndaj Kosovës në të gjitha takimet tona“, ka shkruar ajo.