Ambasadorja e SHBA-ve në NATO, Julianne Smith, ka zhvilluar një takim me emisarin e SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Këtë e ka bërë të ditur Smith përmes një postimi në Twitter, ku tutje shkruan se me Escobarin kanë diskutuar për situatën në veri të Kosovës.
“SHBA-ja mbështet plotësisht dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe është e përkushtuar për paqen, stabilitetin dhe prosperitetin në rajon”, ka shkruar Smith në Twitter.