Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka pritur në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves.
Pas vizitës në komunë, kalanë e qytetit dhe përcjelljes së punimeve në sheshin “Adem Jashari”, ambasadori ka thënë se pati një mëngjes interesant me kryetarin Idrizi, më të cilin tha se diskutuan edhe për zhvillimin ekonomik të Vushtrrisë.
Hargreaves ka shtuar se shpreson ta vizitojë sërish komunën e Vushtrrisë për t’i parë zhvillimet e ardhshme.
“Ka qenë një ditë e mrekullueshme. Jam shumë mirënjohës ndaj kryetarit dhe ekipit të tij për mikpritjen e ngrohtë sot”.