Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Ambasadori ukrainas në Tiranë: Vendimi për Kosovën, pas luftës

    25/08/2023 12:46
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ishte i ftuari i nderit në samitin e Athinës, të mbajtur nga kryeministri grek Mitsotakis, i cili kishte ftuar liderët e vendeve të rajonit, përfshi kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, por jo kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, për shkak të debateve lidhur me çështjen Beleri.

    Por Kurti ishte i vetmi nga të ftuarit që nuk pati takim dypalësh me presidentin Zelensky, madje pas samitit, presidenti ukrainas foli për takimet e Athinës, por nuk e përmendi Kosovën apo kryeministrin e saj.

    Zelensky madje foli për ato që ai quajti “takime me udhëheqësit e Serbisë.”

    Ambasadori ukrainas në Tiranë, Volodymyr Shkurov thotë për ABC News se koha për vendime politike nuk është sot, por një ditë tjetër, kur lufta të ketë përfunduar.

    “Presidenti Zelensky mendon për Kosovën, ai e kupton që Kosova na ka dhënë asistencë, asistencë humanitare, ka strehuar disa gazetarë, por e dini tani Ukraina është në një situatë të vështire, mendoj se koha për vendime politike nuk është sot por një ditë tjetër pasi lufta të ketë ndaluar. E dini, për fat të keq, pala shqiptare nuk mori pjesë në këtë samit, por ne dimë se Shqipëria pothuaj është gati të jetë anëtare e BE”, ka thënë ai.

    Ai gjithashtu i është përgjigjur edhe pyetjes së gazetares së ABC News se kryeministri ynë nuk u ftua nga kryeministri Mitsotakis.

    “Po po, gjithsesi ne e kuptojmë situatën në Ballkanin Perendimor, ne e dimë rolin dhe rëndësinë e Shqiperisë, dhe ne e dimë se e ardhmja juaj është e sigurtë”, është shprehur ai.

    Ambasadori Shkurov  thotë se Ukraina është shumë e kënaqur me palën shqiptare, e cila, siç thekson ai, ka dhënë mbështetje për Kievin në nivel politik, ekonomik, financiar, me municione dhe ndihmë humanitare, Ambasada ka dërguar nga Shqipëria 9 kamionë të mëdhenj me ndihma humanitare të dhuruar nga qytetarët shqiptarë.

    Lufta në Ukrainë vazhdon ndërkohë që presidenti Zelensky ka propozuar një formulë për paqen dhe ajo mund të jetë bazë për bisedimet e paqes.

    Për fat të keq, tani bisedimet e paqes janë në vijën e frontit. Më duket që askush nuk e di ditën e fundit të kësaj lufte të tmerrshme, pohon ambasadori ukrainas Shkurov në intervistën dhënë për ABC News.

    Artikuj të ngjashëm

    “U zumë sepse po më shikonte”, zbardhet dëshmia e 14-vjeçarit që vrau shokun e klasës

    Alarm i rremë për bombë pranë ambasadës së Ukrainës në Tiranë

    Erdogan mbërrin në Tiranë, niset drejt Presidencës

    Të Fundit

    I kthehet pronarit vetura që iu vodh në Prizren, Policia jep detaje

    Enriques i vdiq vajza para 6 vitesh, sonte pas triumfit e mbajti bluzën me dedikim për të

    Takimi i parë ballë për ballë, Merzi i shkon për vizitë të enjten Trumpit

    Një person në gjendje të rëndë nga aksidenti mes veturës e motoçikletës në Prizren – Policia jep detaje

    PSG shpallet futues i Ligës së Kampionëve

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.