Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Ambasadori suedez, Westerlund: Asociacioni nuk ka kompetenca ekzekutive

    14/12/2023 19:01
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Johanes Westerlund, në RTK, ka folur për situatën politike dhe për mbështetjen që Suedia po i ofron Kosovës.

    Në lidhje me marrëveshjet nga Brukseli dhe aneksin e Ohrit, Westerlund tha se konflikti ka ekzistuar për dekada, por ka shtuar se palët janë pajtuar në marrëveshjet e fundit.

    “Ekziston një proces që ka filluar shumë vite më parë, që ka qenë i suksesshëm më 2013 dhe 2015 dhe tani kemi një proces, kemi një marrëveshje të Brukselit të 27 shkurtit dhe aneksin e Ohrit në mars, ku të dyja palët janë pajtuar për atë marrëveshje. Pra, çka duhet të fokusohemi këtu në Prishtinë është se obligimet e marra nga Prishtina zyrtare t’i zbatojë”, deklaroi ambasadori suedez, Westerlund, duke aluduar te Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe.

    Ambasadori suedez për draft-statutin tha se është hartuar me shumë kujdes, ku janë përfshirë disa kërkesa të qeverisë së Kosovës që të përmbushen dhe e para ka qenë që të mos ketë kompetenca ekzekutiv.

    Ai shpreh se beson se e është përmbushur  përmbushur ai kriter, derisa shtoi se i mbetet Gjykatës Kushtetuese të vlerësojë këtë gjë.

    Ai theksoi se është koha e duhur për të ecur përpara, teksa shtoi se ky obligim rrjedh që nga viti 2013-2015 dhe nuk ka ndonjë gjë të re.

    Ndërkaq lidhur me heqjen e masave ndaj Kosovës të vëna nga BE, ambasadori suedez tha se ka një urgjencë, ndonëse lufta në Ukrainë po merr përmasa të mëdha, në fokusimin edhe në Ballkanin Perëndimor, ku nga ana e vendeve të BE-së theksojnë se e ardhmja e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor është në BE.

    Ndërkaq lidhur me integrimin e Kosovës në BE, ambasadori Westerlund tha se Kosovën si të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor duan ta shohin në BE.

    “Suedia është përkrahësi i madh i Ballkanit Perëndimor, jo vetëm në BE, por edhe në strukturat tjera euroatlantike”, tha Westerlund, derisa theksoi se edhe në sferën ekonomike vendi i tij do ta mbështesë Kosovën.

    “Për Kosovën kemi ndarë rreth 11 milionë euro në vit në zhvillimin ekonomik dhe në sferat tjera”, saktësoi ambasadori suedez.

    Ambasadori Westerlund nënvizoi edhe mbështetjen për RTK-në, më konkretisht në “Eurosong 2024”, si nikoqire e kësaj ngjarjeje të rëndësishme për muzikën evropiane.

    “Do të jemi krejtësisht të hapur për ta ndihmuar RTK-në, Kosovën, në këtë drejtim. Sigurisht që do të bëjmë çdo gjë për t’ju sjellë në Malmô”, deklaroi ambasadori suedez në Kosovë.

    Të Fundit

    Përhapet zjarri që kishte shpërthyer gjatë ditës përreth pikës kufitare Hani Elezit – Bllacë 

    Faton Peci shfaqet i bindur se do ta fitojë Mitrovicën lehtë, “kapet” me komentuesin që i tha “nuk fiton për shtune 700 vjet”

    Policia dhe studentët përplasen në Serbi, forca të shumta po i largojnë me dhunë nga rrugët

    Në autostradën Kosovë-Shqipëri paralajmërohen kontrolle me radarë statikë

    Reagon gruaja e Adem Mikullovcit pas shpifjeve se nuk iu rregullua varri aktorit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.