Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Ambasadori suedez: Kosova duhet të punojë në themelimin e Asociacionit

    14/12/2023 21:04
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ambasadori suedez në Kosovë, Jonas Westerlund, thotë se Kosova duhet të punojë në themelimin e Asociacionit.

    Westerlund thotë se draft-statusi aktual i Asociacionit nga aspekti politik nuk jep kompetenca ekzekutive.

    “Mendoj që duhet tash të vazhdojmë përpara. Kemi marrëveshjen e Brukselit – 27 shkurt dhe Ohrit më 18 mars, dhe kjo duhet të implementohet. Siç thanë liderët evropianë dje në Bruksel, Kosova duhet të vazhdojë me Asociacionin. I kuptoj brengat kur vijmë te themelimi i Asociacionit sa i përket autoritetit ekzekutiv, por kemi kaluar këtë problem pasi drafti aktual, nga aspekti politik nuk jep kompetenca ekzekutive. Pastaj është pikëpamja ligjore që duhet të bëhet, jam i vetëdijshëm për këtë”, tha ambasadori suedez në Tëvë1.

    Ai tha se Suedia e mbështet këtë draft, por që sipas tij edhe Gjykata Kushtetuese duhet ta jap vlerësimin e saj.

    “Mendoj që është i padrejtë krahasimi me Republika Srpska, sepse nuk mund ta krahasoni me situatën në Bosnjë e Hercegovinë. Numri i serbëve në Kosovë, sipas përqindjes është shumë, shumë më i vogël… Por, e kuptoj brengosjen nga Qeveria sa i përket kësaj. Por, besoj që drafti që e kemi para nesh tash është një draft i mirë, dhe Suedia e përkrahë këtë draft. Ka marrë parasysh brengat e Qeverisë së Kosovës. Ashtu është hartuar, që të merret dhe të largojë brengat e Qeverisë së Kosovës. duhet të presim për vendimin nga Qeveria e Kosovës, dhe pastaj Gjykata Kushtetuese duhet të jep vlerësimin e saj”, shtoi ai

    Të Fundit

    Qytetari bën thirrjen publike për vajzën që iu mbulua

    Digjen rreth 2 hektarë grur në fshatin Drenoc të Malishevës

    Rihapet rruga në pikën Kufitare Merdarë

    Vajza e Donald Trump rikthehet në jugun e Shqipërisë

    U fut në turmë dhe i bëri protestuesit të besojnë se është me ta, polici serb në Beograd luajti rolin për t’i futur në kurth

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.