Ambasadori i Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini, iu bashkua festimeve të 211-vjetorit të ushtrisë italiane në Njësinë e Specializuar Shumëkombëshe të KFOR-it.
Në një postim në platformën X, Ambasada italiane shprehu krenarinë e tyre për të qëndruar pranë ushtarëve që shërbejnë me përkushtim dhe profesionalizëm në Kosovë, duke theksuar rëndësinë e kontributit të tyre në paqen dhe stabilitetin e rajonit.