Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Ambasadori i OSBE’së bën thirrje që të gjendet zgjidhja për RTK’në para zgjedhjeve të 12 tetorit

    07/08/2025 12:17
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    OSBE ka njoftuar se ambasadori Gerard McGurk është takuar me Drejtorin e Përgjithshëm në detyrë të RTK’së, Hysen Hundozi me të cilin kanë biseduar për sfidat aktuale të RTK’së.

    Ai ka thënë se ka theksuar nevojën urgjente për të zgjidhur situatën aktuale me RTK-në.

    Si transmetues publik, RTK luan një rol jetësor në sigurimin që të gjitha komunitetet të kenë qasje në kohë në informacion të saktë dhe të paanshëm. Ngërçi aktual institucional kërcënon pavarësinë, vazhdimësinë e RTK-së dhe minon të drejtën themelore të publikut për informacion.”

    McGurk shton se është e rëndësishme hartimi i një ligji për RTK’në.

    “Kjo situatë nënvizon rëndësinë e një Ligji për RTK-në që do të ofrojë një model financimi të qëndrueshëm afatgjatë. OSBE mbetet e përkushtuar për të mbështetur këtë rezultat.”

    OSBE u ka bërë thirrje institucioneve dhe aktorëve përkatës të veprojnë shpejt për ta mbrojtur shërbimin e pandërprerë të RTK’së para zgjedhjeve të 12 tetorit.

    “Misioni u bën thirrje të gjitha institucioneve dhe aktorëve përkatës të veprojnë shpejt për të mbrojtur shërbimin e pandërprerë të RTK-së përpara zgjedhjeve lokale të 12 tetorit, duke garantuar njëkohësisht pavarësinë dhe stabilitetin financiar afatgjatë të RTK-së.”

    Artikuj të ngjashëm

    Walker: Flamurin e UÇK-së e mbaj në dhomë të ndejës në Uashington

    Gruaja serbe e arrestuar për spiunazh punon në OSBE, i raportonte BIA-s 

    Greminger: Trump nuk e ka mendjen te dialogu Kosovë – Serbi, nuk do të ketë përparim të menjëhershëm

    Të Fundit

    Trump e nominon ish-prezantuesen e Fox News, Tammy Bruce, si zëvendës-ambasadore në OKB

    Po shkonte në punë, policin në Shqipëri e godet vetura në vija të bardha

    Reagon djali i Jakup Krasniqit: Babai im s’e ka votuar Specialen, propagandë e militantëve të VV-së

    Zyrtare: Bernard Berisha nënshkruan me Dinamo Cityn e Ilir Dajës

    Pse SHBA s’do ta arrestojë Putinin javën tjetër pavarësisht se ai përballet me një urdhërarrest?

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.