Ambasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ilir Dugolli është takuar me Emisarin Special të Shtëpisë së Bardhë për misione të veçanta, Richard Grenell.
Dugolli ka bërë të ditur që përveç tij në pritjen diplomatike u takua edhe me personalitete të tjera të rëndësishme.
E plotë:
Ambasadori Ilir Dugolli:
Ishte kënaqësi të merrja pjesë në pritjen diplomatike në Qendrën Kennedy të zhvilluar mbrëmë dhe të takohesha me Zonjën e Dytë Usha Vance, Sekretarin e Tregtisë Hoëard Lutnick, Ambasadorin Richard Grenell, ish-Kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve, Neët Gingrich dhe zyrtarë të tjerë.