Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Ambasadori i Kosovës në Kuvendin e Polonisë: Mbështetje e pakushtëzuar për Ukrainën

    26/03/2025 09:00
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ambasadori i Kosovës në Poloni, Drilon Gashi, mori pjesë në Konferencën Ndërparlamentare Evropiane në Kuvendin e Polonisë, ku theksoi mbështetje të pakushtëzuar për Ukrainën dhe përkujtoi rëndësinë e ndërhyrjes së NATO-s në vitin 1999 në Kosovë.

    Gashi theksoi se “zëri ynë mund të jetë i vogël, por është një zë i pa kushte i mbështetjes për një Ukrainë që të jetë e lirë, e plotë dhe në paqe.”

    “Dje, 26 vjet më parë, shumë nga shtetet në këtë sallë morën vendimin e vështirë, por të drejtë për të realizuar një ndërhyrje humanitare të NATO-s kundër regjimit të Milosheviçit dhe për të mbrojtur popullatën shqiptare të Kosovës. Prandaj, kërkoj dhe shpresoj për të njëjtin vendim dhe forcë sot për të gjetur mbështetje për partnerët tanë në Ukrainë dhe në mbrojtje të Ukrainës”, tha ai.

    Ai gjithashtu përmendi shkeljen e rezolutave të Kombeve të Bashkuara nga Serbia gjatë luftërave të saj në Ballkan dhe kërkoi një angazhim të ngjashëm për të mbështetur Ukrainën në këto kohë të vështira. Gashi theksoi përkushtimin e Kosovës për të investuar në mbrojtje dhe për zhvillimin e mëtejshëm të kapaciteteve dhe prodhimit të mbrojtjes në partneritet me aleatët.

    Së fundmi, ambasadori Gashi shprehu angazhimin e Kosovës për arritjen e njohjes reciproke dhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

    Artikuj të ngjashëm

    Aksident i rëndë në rrugën Zhabar-Shipol, vetura përfundon në kanal

    10 vjet nga konflikti i armatosur në “Lagjen e Trimave”

    Publikohen pamje ekskluzive nga Vatikani, momenti kur u zgjedh papa i ri

    Të Fundit

    Aksident i rëndë në rrugën Zhabar-Shipol, vetura përfundon në kanal

    10 vjet nga konflikti i armatosur në “Lagjen e Trimave”

    Publikohen pamje ekskluzive nga Vatikani, momenti kur u zgjedh papa i ri

    Pas më shumë se 100 vjetësh rikthehet “Leo”, ja çfarë simbolizon ky emër që e zgjodhi papa i ri

    “Kanë për qëllim kërcënimin ndaj meje”, Gjergj Dedaj kontaktohet nga Gjykata Speciale

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.