Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Ambasadori i Britanisë së Madhe në OSBE kërkon themelimin e Asociacionit

    09/05/2024 20:04
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, Neil Holland, në seancën ku u diskutua raporti gjashtëmujor i këtij misioni në Kosovës

    Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë ka mbajtur seancë në të cilën është diskutuar raporti gjashtëmujor për Kosovën.

    Aty ambasadori, Neil Holland, ka shprehur shqetësimin e Britanisë së Madhe për mungesë të progresit në normalizimin e raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë. Në fjalën e tij, ai ka theksuar se kjo vazhdon të ketë implikim negativ për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor.

    “Derisa Mbretëria e Bashkuar mirëpriti në dhjetor progresin prej udhërrëfyesit të energjisë dhe tabelave të veturave, shumë çështje fondamentale mbesin të pazgjidhura. Ne inkurajojmë të dyja palët që të angazhohen me konstruktivitet në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe të punohet për obligimet respektive, përfshirë themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe”, ka thënë ambasadori Neil Holland.

    Ai ka vijuar të bëjë thirrje që Prishtina dhe Beogradi të gjejnë zgjidhje përmes të dërguarit evropian lidhur me rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës.

    Po ashtu ai përmend edhe votimet e fundit në katër komunat në veri të Kosovës.

    “Bojkoti i fundit i votimeve për tërheqjen e kryetarëve të komunave në katër komunat veriore është një hap larg sigurimit të demokracisë përfaqësuese që meriton popullata lokale, dhe ne inkurajojmë serbët e Kosovës që të kthehen në institucione dhe t’i shërbejnë komuniteteve të tyre”.

    Britania e Madhe gjithashtu i ka bërë thirrje Serbisë që të bashkëpunojë për mbajtjen përgjegjës të atyre që kryen sulmin agresor në Banjskë të Zvecanit më 24 shtator të 2023-ës.

    Artikuj të ngjashëm

    Ambasadori britanik mbështet të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë

    Luftimet Izrael-Iran: Britania dërgon avionë në Lindjen e Mesme

    Ambasadori britanik, Kurtit: Formojeni sa më shpejt qeverinë

    Të Fundit

    Behrami: Shkuarjen çdo 48 orë në Kuvend Kurtit duhet t’i zëvendësohet me paraqitje në polici dhe në prokurori

    Dy punonjës amerikanë ndihmës plagosën në Gaza, Fondacioni Humanitar: Sulmi ishte i qëllimshëm

    Osmani priti në takim deputetët britanikë, rikonfirmohet mbështetja për Kosovën

    Greqia lufton me zjarret në Evia, si është situata në Kretë?

    Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve është një indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik dhe etik të shtetit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.