Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Ambasadori Hargreaves dhe kryetari Totaj shqyrtojnë idetë për rritjen e bashkëpunimit ekonomik

    18/09/2024 11:58
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka shprehur dëshirën që niveli i bashkëpunimit ekonomik me Kosovën të rritet. Idetë për këtë çështje i ka diskutuar të mërkurën me kryetarin e Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj.

    Pas takimit të zhvilluar në Komunën e Prizrenit, Hargreaves ka theksuar se ky qytet ka potencial për tërheqjen e investitorëve britanikë në turizëm, në sektorin e Teknologjisë Informative, por edhe në fusha tjera.

    “Aktualisht kemi një grup të vogël të biznesmenëve britanikë që po qëndrojnë për vizitë në Kosovë. Sektorët për të cilat ata janë të interesuar më konkretisht janë TI-ja, me ide të sofistikuara për të përdorur TI-në për gjëra të ndryshme që mund të aplikohen në rajon dhe Evropë, por edhe në fushat më tradicionale si prodhimtaria, ndërtimtaria, etj. Shpresoj se mund të rrisim nivelin e tregtisë dhe investimeve ndërmjet Mbretërisë së Bashkuar dhe Kosovës, që për momentin janë në nivele të ulëta. Këtij grupi dhe të tjerëve do ti them që Prizreni është vend fantastik për investime”, ka thënë Hargreaves.

    Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj ka theksuar se sjellja eventuale e investitorëve britanikë është pozitive për imazhin e qytetit, gjithnjë duke marrë parasysh edhe peshën e Parkut të Inovacionit dhe Trajnimeve (ITP) për sektorin e TI-së.

    “Për ato biznese që janë të interesuara për investime në Teknologjinë Informative, i propozova ambasadorit që të vijnë dhe të shkojmë bashkë në ITP, për shkak se aty ka infrastrukturë, ka kushte, lokacioni është i mirë, dhe mënyra se si udhëhiqet ITP-ja është diçka që neve na inkurajon për të ardhmen. Po qe se arrijmë të sjellim investitorë britanikë këtu, duke pasur parasysh fuqinë ekonomike por edhe reputacionin besoj që do të jetë një mesazh shumë i mirë që pastaj të vazhdojnë të vijnë edhe bizneset tjera jo vetëm nga Britania e Madhe”, ka deklaruar Totaj.

    Në të njëjtën kohë, Totaj është zotuar se qeverisja lokale në kuadër të kompetencave që është e  gatshme që ta ul në minimum burokracinë për të lehtësuar ardhjen e veprimtarinë e investitorëve britanikë.

    Artikuj të ngjashëm

    Ambasadori britanik reagon pas moscertifikimit të Listës Serbe: Procesi të zhvillohet mbi bazën ligjore e jo të interesave politike

    Hargreaves: Dhuna me bazë gjinore problem global, qeveria të mbështes viktimat

    Ambasadori britanik, Hargreaves: Ura e Ibrit duhet të hapet, çështja është se kur dhe si

    Të Fundit

    Deputetët fillojnë të mblidhen në Kuvendin e Kosovës për ta vazhduar seancën konstituive

    Alarmi për bombë, Berisha: Mund të bëhen të vërteta kur s’ka institucione për një kohë të gjatë

    Hamiti: VV-ja e ka katandisur keq Kosovën, votuesit e saj duhet ta shohin këtë – bota e ka parë tashmë

    Paralajmërohet ndryshim drastik i motit në Evropë, ulje temperaturash dhe stuhi të forta

    Trump: Nuk jam i sigurt nëse mund ta ndaloj luftën në Ukrainë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.