Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Ambasadori Guerot: Kosova ta dërgojë në Kushtetuese draft-statutin për Asociacionin

    29/04/2024 18:19
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ambasadori francez, Oliver Guerot ka thënë se nëse Kosova do që ta fitojë votën në Këshillin e Evropës, duket të bëjë hap konkret rreth asociacionit të komunave me shumicë serbe.

    Ndër të tjera Guerot thotë se ky hap mund të bëhet nëse Kosova e dërgon draft-statutin e asociacionit në Gjykatë Kushtetuese.

    “Presidenti tregoi mbështetjen e palëkundur të Francës ndaj Kosovës që nga ditët e para, që nga viti ‘99 e më tutje, dhe pastaj një mbështetje të palëkundur për integrimin evropian dhe institucionet evropiane të Kosovës, ku Këshilli i Evropës është një prej tyre”, tha si fillim ambasadori francez në Info Magazine të Klan Kosovës.

    “Kosova mund të bëjë disa gjëra për të rritur gjasat që ta fitojë këtë votim, dhe ajo që duhet të bëhet dhe për qëndrimin tonë duhet ta bëjë, është që të bëjë hapa konkret drejt themelimit apo krijimit të asociacionit të komunave me shumicë serbe”.

    “Hap konkret nuk do të thotë krijim i plotë, është një hap, diçka reale, diçka konkrete dhe për mua çka do të thosha, diçka të pakthyeshme, diçka që nuk mund të tërhiqet pasi të jetë kryer kjo punë, ajo që të cilën e kanë të gjithë parasysh, besoj unë, duke iu referuar draft-statutit të asociacionit që BE-ja ka hartuar për ta dërguar atë në gjykatën kushtetuese në përputhje me procedurat e duhura”, tha Guerot.

    Artikuj të ngjashëm

    Formimi i Asociacionit në këmbim të kujt?

    Behrami: Kurti do ta çojë Asociacionin në Kushtetuese dhe pastaj do të shkojë në zgjedhje

    Të Fundit

    Rina Maloku emocionon me videon për Festim Isufin me rastin e ditëlindjes – e shton edhe mbiemrin e tij në rrjete sociale

    “Sy me sy”: Presidentja ndërron formatimin e takimeve me liderët, nesër i takon veçmas

    Kos në Shkup: Plani i Rritjes është plotësisht në duart tuaja

    Kazakistani miraton ligjin që ndalon mbulimin e fytyrës në vende publike

    Gold AG bëhet baba për herë të tretë – i vendos emrin vajzës Emblema

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.