Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Ambasadori gjerman: Pa dorëzim të listave për zgjedhje në Veri nuk ka Asociacion

    23/03/2023 10:19
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Zëvendës ambasadori gjerman në Beograd, Karsten Mayer-Wifhausen ka deklaruar se formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë nuk është e mundur nëse nuk dorëzohen listat e kandidatëve për zgjedhjet të cilat janë planifikuar të organizohen në katër komuna në veri të Kosovës.

    “Është një çështje krejtësisht praktike. Nëse nuk keni zyrtarë, kryetarë të komunave, nuk mund të krijoni asociacion të komunave. Pa njerëz në to, nuk keni institucione. Juve ju duhen këto institucione. Kaq!, ka deklaruar diplomati gjerman i pyetur për pasojat e mundshme nëse listat e kandidatëve nuk dorëzohen brenda afatit.

    Në panelin “Asgjë në mes – propozim evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”, Mayer-Wifhausen ka shtuar se, nëse ndonjëra nga listat nuk regjistrohet për zgjedhje, do të dihet se kush është përgjegjës për zvarritjen e formimit të Asociacionit.

    Afati i caktuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për aplikimin e kandidatëve për zgjedhjet e jashtëzakonshme që po planifikohen të mbahen në katër komuna në veri të Kosovës në fund të muajit prill është shtyrë disa herë dhe skadon sot.

    Lista Serbe ka përsëritur se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale në katër komuna në veri të Kosovës, derisa të formohet Asociacioni dhe derisa të gjitha njësitë speciale të Policisë së Kosovës të tërhiqen nga veriu i Kosovës.

    Artikuj të ngjashëm

    Vuçiq shpall zgjedhje të parakohshme

    Si i bëri për spital disa serbë Mr Bee me shokun e tij, tregon vet ai

    Gjykata merr një vendim ndaj të dyshuarit për sulm ndaj gjinekologut Afrim Veliu

    Të Fundit

    I kthehet pronarit vetura që iu vodh në Prizren, Policia jep detaje

    Enriques i vdiq vajza para 6 vitesh, sonte pas triumfit e mbajti bluzën me dedikim për të

    Takimi i parë ballë për ballë, Merzi i shkon për vizitë të enjten Trumpit

    Një person në gjendje të rëndë nga aksidenti mes veturës e motoçikletës në Prizren – Policia jep detaje

    PSG shpallet futues i Ligës së Kampionëve

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.