sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Teknologji
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Ambasadori gjerman e përkrah kthimin e të zhvendosurve në Kosovë

    09/07/2021 10:57
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, përmes një postimi në Twitter ka thënë se e drejta për t’u kthyer në shtëpi është e drejtë themelore e njeriut.

    “Ne e kemi përkrahur kthimin e personave të zhvendosur në Kosovë për shumë vjet. E drejta për t’u kthyer në shtëpinë tënde është një e drejtë themelore e njeriut! Besoj fuqishëm se këto vendime personale kanë nevojë për përkrahje të plotë dhe të papolitizuar nga të gjitha degët e qeverisë dhe nga të gjitha komunitetet e përfshira”, shkroi Rohde në llogarinë e tij në Twitter.

    Ndonëse ai nuk përmendi ndonjë rast konkret, postimi i tij vjen në kohën kur serbja Dragica Gasic po përpiqet që të kthehet në Gjakovë.

    Veprimi i saj ka nxitur reagime të shumta nga familjarët e të zhdukurve shqiptarë, sidomos nga nënat gjakovare.

    Komuna e Gjakovës ka njoftuar se më 6 korrik ka dorëzuar padi në Gjykatën Themelore të këtij qyteti në lidhje me anulimin e kontratës për dhënien me qira të banesës ku po synon të kthehet serbja Gasic.

     

    Artikuj të ngjashëm

    Rohde për takimin e 31 janarit: Janë të rëndësishme diskutimet për Asociacionin

    Rohde: Dënoj sulmin ndaj dy djemve të rinj në Shtërpcë

    Vitia takohet me Rohden: Diskutojnë për sfidat e ministrisë dhe bashkëpunimin me Gjermaninë

    Të Fundit

    Nxënësit do kenë 9 muaj mësim e vetëm një javë pushim, ankohet Këshilli i Prindërve

    Burri i saj u arrestua ditë më parë nga Policia e Kosovës, Arta Bajrami poston sonte foto me të

    “Para hienave, vijnë luanët”, Efi jep mesazhin e parë pas eliminimit nga “Big Brother Vip”

    Këto janë dëmet që shkaktoi era në Istog dhe Pejë

    Raportet SHBA-Kosovë, Opozita kërkon më shumë seriozitet nga Qeveria

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "GazetaDemos SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "GazetaDemos SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2023

    Shkruani lart dhe shtypni Enter për të kërkuar. Shtypni Esc për të anuluar.