Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Ambasadori gjerman deklarohet për incidentin në veri, thotë se është mirë të hetohet gjerësisht rasti

    12/04/2023 10:13
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp
    Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde ka reaguar në lidhje me incidentin e ndodhur së fundi në veri të vendit, ku mbeti i plagosur një qytetar serb në Zveçan.

    Ambasadori Rohde ka kritikuar drejtorin e të ashtuquajturës Zyra ëpr Kosovën, Petar Petkoviq, i cili ka kërkuar nga Rohde që të reagojë, duke shtuar se “për raste të tjera ai reagon në sekonda”.

    Në lidhje me këtë ka pasur reagime edhe nga Ambasada e Amerikës në Ksoovë, por edhe prej zyrës së Bashkimit Evropian.

    Ndërkaq sot ka reaguar edhe ambasadori gjerman, Rohde.

    Përmes një postimi në Facebook, ai tha ka kërkuar nga Policia e Kosovës hetim të gjerë.

    Gjithashtu ai është pajtuar me reagimin e Bashkimit Evropian në Kosovë, ku u dënua incidenti, duke thënë se ishin të përfshirë edhe zyrtarë të Policisë së Kosovës.

    Kurse për këtë rast të ndodhur së fundi në veri, janë suspenduar katër zyrtarë policorë.

    “Jam plotësisht dakord. Një tjetër incident shqetësues sigurie. Është mirë ta shohësh atë se Policia e Kosovës  ka reaguar duke hetuar gjerësisht rastin. Sjellja e mundshme e keqe nga policia duhet të shqyrtohet si çdo tjetër. Viktimës i uroj shërim të shpejtë“, ka shkruar ambasadori gjerman.

    I fully agree. Yet another worrying security incident. It’s good to see that @Kosovo_Police reacted with extensively investigating the case. Possible misconduct by the police need to be scrutinized like any other. I wish the victim a speedy recovery. https://t.co/VqNBTSpXfC

    — Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) April 12, 2023

    Artikuj të ngjashëm

    Ambasadori gjerman reagon pasi Serbia e dënoi me burg zyrtarin komunal nga Leposaviqi

    Rohde: Kosova e vetmja që po hesht për Asociacionin, nuk kemi informacione për armë ilegale në Veri

    Ballkani shkëlqen sërish, fiton pastër ndaj Lincoln Red Imps në “Fadil Vokrri”

    Të Fundit

    I kthehet pronarit vetura që iu vodh në Prizren, Policia jep detaje

    Enriques i vdiq vajza para 6 vitesh, sonte pas triumfit e mbajti bluzën me dedikim për të

    Takimi i parë ballë për ballë, Merzi i shkon për vizitë të enjten Trumpit

    Një person në gjendje të rëndë nga aksidenti mes veturës e motoçikletës në Prizren – Policia jep detaje

    PSG shpallet futues i Ligës së Kampionëve

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.