Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Ambasadori Durmishi shpërndanë deklaratën ku kryediplomati shqiptar i kërkon Kosovës koordinim me aleatët

    09/02/2024 17:02
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kryediplomati i Shqipërisë, Igli Hasani, ka shkruar sot për seancën e Këshillit të Sigurimit të thirrur nga Serbia për shkak të veprimeve të fundit të Kosovës që lidhen me dinarin dhe mbylljen e strukturave paralele, shkruan Gazeta Express.

    Hasani ka vënë theksin tek deklarata e Ambasadores amerikane, Linda Thomas-Greenfield, për sulmet akute ndaj sigurisë dhe stabilitetit që vijnë jashtë Kosovës dhe ka shtuar se “s’është e nevojshme vetëm të dënohet Banjska. Ne duhet të sigurohemi që ajo s’përsëritet kurrë më”, shkruan Express.

    Në këtë reagim të tij Hasani ka thënë se Shqipëria qëndron me Kosovën sa i përket çdo kërcënimi nga jashtë, ndërkohë që ka potencuar se Shqipëria vazhdon të theksojë tek lidershipi i Kosovës rëndësinë e koordinimit me aleatët kryesor.

    “Ndërsa qëndrojmë në krah të Kosovës në parandalimin e çdo kërcënimi të jashtëm, Shqipëria do të vazhdojë t’i nënvizojë udhëheqjes së Kosovës rëndësinë e koordinimit të ngushtë me aleatët e saj kryesorë”, ka shkruar Hasani.

    Këtë thirrje të kryediplomatit shqiptar për Kosovën që të koordinohet me aleatët e ka shpërndarë në platformën “X” edhe ambasadori i Kosovës në Tiranë, Skënder Durmishi.

    Artikuj të ngjashëm

    Cakolli: Dehari sërish e mbylli seancën në mënyrë arbitrare – fjalimet pas mbylljes bien ndesh me Rregulloren

    Mbytet një fëmijë në një pishinë familjare në fshatin Zallç të Istogut

    “Bre rrenca, qysh s’po ju vjen marre”- Musliu ia thotë në sy Hekuran Muratit në Kuvend

    Të Fundit

    Cakolli: Dehari sërish e mbylli seancën në mënyrë arbitrare – fjalimet pas mbylljes bien ndesh me Rregulloren

    Mbytet një fëmijë në një pishinë familjare në fshatin Zallç të Istogut

    “Bre rrenca, qysh s’po ju vjen marre”- Musliu ia thotë në sy Hekuran Muratit në Kuvend

    Rrëzohet një aeroplan në Austri, humbin jetën katër persona

    Haxhiu përsërit qëndrimin: Tërhiqem nëse s’i marr 61 “vota të fshehta”

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.