Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Ambasadori Bajrami për tensionet në veri: Serbia dëshiron ta pengojë marrëveshjen

    27/12/2022 16:28
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ambasadori i Republikës së Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami, ka thënë se Serbia me qëllim po e nxit dhunën dhe po i rrit tensionet në veri të Kosovës. Bajrami ka shkruar sot në “twitter” se Beogradi po i përdor bandat kriminale dhe grupet paraushtarake të lidhura me Rusinë që ndërtojnë barrikada në veri për të targetuar serbët që s’i binden Beogradit dhe për të sulmuar institucionet e Kosovës, Policinë, EULEX-in dhe KFOR-in.

    Sipas ambasadorit Bajrami e gjithë kjo po bëhet me qëllim që të pengohet përfundimi i dialogut të Brukselit përmes propozimit të BE-së që ka përkrahjen e Gjermanisë, Francës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

    “Ata duan ta mbajnë publikun e hutuar”, ka shkruar Bajrami.

    Sipas tij, serbët gjithashtu dëshirojnë që të mbajnë larg presionin perëndimor për të braktisur aleancën me Rusinë dhe Vladimir Putinin.

    Për të realizuar këto qëllime, Bajrami thotë se Beogradit udhëzon mediat e kontrolluara që të shpërthejnë ne propagandë dhe gënjeshtra për Kosovën, shqiptarët, Gjermaninë, BE-në e Britaninë e Madhe.

     “Për këtë qëllim ata hidhnin benzinë në zjarr kur flisnin për “terrorin shqiptar/Kurti, “fushatën anti-serbe të mbështetur nga perëdnimi dhe “luftën dhe gjakderdhjen që po vjen”, shton ambasadori kosovar.

    Ambasadori Agron Bajrami thotë se kërcënimi i Serbisë kundër Kosovës është kërcënim ndaj NATO-së dhe BE-së.

    Ai tutje thotë se pozicionimi strategjik i Serbisë është në mbështetje të Rusisë dhe Putinit.

    Bajrami potencon se një Kosovë demokratike dhe sovrane është pengesë për dominimin dhe influencën serbo/ruse në Ballkanin Perëndimor./GazetaExpress/

    Share Now

    Artikuj të ngjashëm

    Vuçiq shpall zgjedhje të parakohshme

    KFOR: Karabinierët italianë me prezencë të përhershme mbi Urën e Ibrit në Mitrovicë

    Barduani dhe shefi i Mbrojtjes së Gjermanisë flasin për sigurinë në Kosovë

    Të Fundit

    Rizvanolli: KEK-u ka nisur furnizimin me energji për ndërmarrjet në tregun e lirë

    Tre të vdekur nga zjarri në një spital në Gjermani

    Presidentja Osmani pret në takim ministrin e Jashtëm të Tanzanisë

    Barduani: KFOR i njeh fëmijët si burim themelor për të ardhmen e Kosovës

    Trafiku i armëve nga Kosova në Shqipëri, gjykata lë në burg 8 të arrestuarit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.