Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Ambasadori amerikan shfaqet në publik me dekoratën që ia kishte dhënë Thaçi

    18/11/2022 20:39
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp
    Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, para 6 ditësh në shënimin e përvjetorit të krijimit të Korpusit të Marinsave Amerikan është parë duke e mbajtur Medaljen Presidenciale, të cilën ia kishte ndarë ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi.

    Fotoja e ambasadorit Hovenier me tri medalje në pjesën e kraharorit shihet edhe tek postimi i ish-presidentes, Atifete Jahjaga.

    Jeffrey Hovenier ishte dekoruar me Medaljen Presidenciale Jubilare të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë, më 4 qershor 2018, për kontributin e tij për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

    Si diplomat amerikan, ai kishte dhënë kontribut në Konferencën e Rambujesë, në procesin e Vjenës dhe në procesin e shtetndërtimit të Kosovës, shkruan demokracia.

    “Mbështetja e juaj dhe e SHBA-së në të gjitha proceset politike ka qenë përcaktuese për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Do të jemi përgjithmonë mirënjohës”, i kishte diplomatit Jeffrey Hovenier, ish-presidenti Thaçi gjatë dekorimit me Medaljen Presidenciale.

    Në anën tjetër, sipas komunikatës së Zyrës së Presidentit, diplomati amerikan Jeffrey Hovenier, kur e kishte pranuar medaljen kishte thënë se qëndrimi amerikan gjithmonë ka qenë në përkrahje të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

    “Unë dhe familja ime ndihemi shumë të nderuar. Ndryshimet pozitive në Kosovë janë mbresëlënëse. Unë do të jem gjithmonë një mik i Kosovës”, citohet të ketë thënë Jeffrey Hovenier, aktualisht ambasador i SHBA-së në Kosovë.

    SHBA-ja dhe Kosova aktualisht janë në pikën më të ulët të bashkëpunimit dhe këtë muaj ministrave të Qeverisë Kurti u është rekomanduar nga vetë ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier që të mos udhëtojnë drejt SHBA-së për shkak të krizës në veri. Ndërkaq, në të njëjtën kohë, dy liderët kryesorë të opozitës, përkatësisht të PDK-së dhe LDK-së, po qëndrojnë në Uashington dhe po vazhdojnë të kenë takime të nivelit të lartë në DASH dhe me kongresistë e senatorë amerikanë.

    Artikuj të ngjashëm

    Dokumentari i Kukës, Hovenieri: Përkushtimi i tij e vendosi Xhudon e Kosovës në skenën globale

    Hovenier ndan mesazh nga Prishtina për zgjedhjet amerikane presidenciale

    Hovenier tregon se në takimet e O’Brien me qeveritarët pati biseda të rëndësishme

    Të Fundit

    Haxhiu reagon pas Sveçlës me kritika ndaj Institutit të Mjekësisë Ligjore: Dje është kryer autopsia e Agon Zejnullahut, s’kanë dorëzuar raport

    Aktgjykimi i Apelit për Pjetër Shalën shpallet më 14 korrik

    Kos: Serbia në situatë të vështirë, çështja e Kosovës të zgjidhet

    Zyrtarët policorë dyshohen për “vrasje nga pakujdesia” në Lipjan, ligji në Kosovë parasheh maksimumi deri në 5 vjet burgim

    “I can’t breathe”, rasti i Agon Zejnullahut po krahasohet me vrasjen George Floyd në SHBA nga policia, gjithçka duket si ngufatje

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.