Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti ka prezantuar familjen e tij.
Me një njoftim publik, Ajeti ka thënë se tani ka nisur jetën e re në Berlin bashkë me gruan dhe tre fëmijët e tij.
“Të nderuar miq,
tani jeta vazhdon në Berlin, ku kam kënaqësinë t’ju prezantoj familjen dhe veten time si Ambasador i Republikës së Kosovës në Republikën Federale të Gjermanisë. Përballë përgjegjësive dhe obligimeve, ky funksion i ri nënkupton padyshim një privilegj jetësor dhe një nder të jashtëzakonshëm për t’i shërbyer vendit.
Në këtë drejtim, jam i lumtur të filloj një kapitull të ri në Berlin dhe të vazhdoj punën në thellimin dhe avancimin e marrëdhënieve të shkëlqyeshme ndërmjet Republikës së Kosovës dhe të Gjermanisë, e cila është jo vetëm një partner strategjik, por edhe një aleat tradicional dhe historik i vendit dhe qytetareve tanë” shkruan Ajeti në njoftim.