Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, është përzgjedhur në ballinën e revistës së njohur gjermane “Business & Diplomacy”.
Ajeti bëri të ditur se kjo revistë ka publikuar edhe disa artikuj për Kosovën, duke e promovuar vendin si shembull ndriçues të ndërtimit demokratik në rajon dhe duke vlerësuar pozitivisht potencialin ekonomik që ofron Kosova.
“Jam i lumtur që, si Ambasador i Republikës së Kosovës në Gjermani, të jem i përzgjedhur në ballinën e revistës së mirënjohur gjermane “Business & Diplomacy”. Kjo revistë ka publikuar edhe disa artikuj për Kosovën, duke promovuar Republikën tonë si shembull ndriçues të ndërtimit demokratik në rajon dhe duke vlerësuar pozitivisht potencialin ekonomik që Kosova ofron”, shkroi Ajeti.
Disa prej gjërave pozitive që janë përmendur për Kosovën janë klima e favorshme për investime, norma tatimore, popullsia më e re në rajon, disponueshmëria e lartë e fuqisë punëtore e kualifikuar e parqet industriale dhe teknologjike.