Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Ambasada gjermane për dëbimin e anëtarëve të MPB-së serbe: Duhet të ofrohen mjete ligjore

    16/06/2025 19:32
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ambasada e Gjermanisë në Kosovë beson se vendimet e ndjeshme, të tilla si heqja e shtetësisë dhe dëbimi, duhet të merren në përputhje me të gjitha dispozitat ligjore, përfshirë Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

    “Të prekurve (nga vendime të tilla) duhet t’iu ofrohet qasje e plotë në këshilla dhe mjete ligjore”, ka deklaruar Ambasada gjermane në disa përgjigje për Radion Evropa e Lirë, duke komentuar vendimin e autoriteteve të Kosovës për t’i dëbuar katër anëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, të cilët jetojnë në Kosovë, gjatë fundjavës.

    Ambasada gjermane ka thënë se për këtë çështje ka diskutuar me ministrin në detyrë të Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, dhe se “ambasada po monitoron nga afër zhvillimet në këto raste”.

    Autoritetet e Kosovës dëbuan anëtarët e ministrisë serbe nën dyshimin se ata po kërcënonin sigurinë kombëtare. Ata janë anëtarë të komunitetit serb që jetojnë në komuna me shumicë serbe në veri dhe në jug të lumit Ibër.

    Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, njoftoi më parë se kishte marrë vendim për heqjen e shtetësisë bazuar në Ligjin për Shtetësinë, aktet nënligjore dhe rekomandimet e institucioneve përkatëse.

    Sipas Ligjit për Shtetësinë e Kosovës, një person humbet shtetësinë nëse angazhohet në aktivitete që kërcënojnë sigurinë kombëtare të Kosovës, si dhe kur është anëtar i qëllimshëm i një organizate që synon të përmbysë ose minojë rendin kushtetues të Kosovës.

    Sipas këtij ligji, një person humbet shtetësinë edhe kur është anëtar i shërbimit të inteligjencës ose forcave policore të një shteti tjetër, pa pëlqimin e autoriteteve vendase ose një marrëveshjeje ndërkombëtare përkatëse.

    Në reagimin e saj, Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë vlerësoi se kjo është një “politikë e persekutimit të një populli dhe spastrimit etnik të serbëve”.

    Ajo shtoi se është në kontakt të drejtpërdrejtë me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe se i ka informuar përfaqësuesit ndërkombëtarë për gjithçka.

    Më 7 qershor, në Serbi u arrestua ish-anëtari i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, Arbnor Spahiu, i cili akuzohet për “vrasje të rëndë në Banjskë” në shtator 2023, kur një grup i armatosur serbësh sulmuan Policinë e Kosovës dhe vranë një oficer policie.

    Tre sulmues serbë u vranë në shkëmbimin e zjarrit, dhe avokati i Spahiut, Ariant Koci, i tha Radios Evropa e Lirë se klienti i tij akuzohet në Serbi për vrasjet e tyre.

    Artikuj të ngjashëm

    Sveçla: Ne po i zbatojmë rregullat, opozita të flasë vetë 

    Sveçla: Hetim i plotë për çdo përfshirje të mundshme të Policisë në vrasjen e trefishtë në Gjilan

    Sveçla pas vrasjes së trefishtë: I indinjuar me trajtimin që prokuroria e gjyqësori po ia bëjnë rasteve të tilla

    Të Fundit

    Kostoja e luftës në Ukrainë, sa paguajnë ukrainasit, evropianët dhe amerikanët?

    Rrëfimi i dhimbshëm i një nëne në Gaza: “Fëmija im nuk e di çfarë shije kanë frutat”

    Trump thotë se “do të preferonte të mos ishte” i pranishëm në takimin Zelensky-Putin

    Vrasja e 36-vjeçares shqiptare nga burri në Greqi, tre fëmijët u gjetën mbi trupin e pajetë të nënës

    Përmbysja e autobusit turistik në New York, raportohet për së paku katër të vdekur

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.