Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Ambasada e SHBA’së në Sarajevë reagon pas kalimit të Rezolutës për Srebrenicën: E mbështetëm me krenari

    23/05/2024 18:15
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ambasada e Shteteve të bashkuara të Amerikës në Sarajavë ka reaguar pasi Asambleja e Përgjithshme e OKB’së e miratoi rezolutën e cila cakton 11 Korrikun Ditë Ndërkombëtare e Reflektimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit të Vitit 1995 në Srebrenicë, që do të shënohet çdo vit. Ambasada thotë se “mohimi i përsëritur i gjenocidit të Srebrenicës e bën përkujtimin ndërkombëtar të ngjarjeve të vitit 1995 edhe më të rëndësishëm dhe urgjent”.

    Reagimi i plotë:

    Shtetet e Bashkuara mbështetën me krenari rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, të paraqitur nga Ruanda, Gjermania dhe Bosnja dhe Hercegovina, për të përkujtuar gjenocidin e Srebrenicës të vitit 1995 dhe mirëpret miratimin e saj. 

    Mohimi i përsëritur i gjenocidit të Srebrenicës e bën përkujtimin ndërkombëtar të ngjarjeve të vitit 1995 edhe më të rëndësishëm dhe urgjent.  Rezoluta nënvizon se gjenocidi ndodhi në dhe rreth Srebrenicës në korrik 1995, një fakt i padiskutueshëm i vendosur nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë dhe një numër i madh provash mjeko-ligjore. 

    Rezoluta nuk shënjestron asnjë Shtet Anëtar dhe nuk cakton përgjegjësi kolektive për asnjë grup njerëzish.  Siç e bën të qartë rezoluta, ne të gjithë kemi detyrimin për të pranuar faktet, për të mësuar të vërtetën, për të nderuar viktimat, për të mbështetur përpjekjet e vazhdueshme për të gjetur dhe identifikuar viktimat dhe për të ndjekur penalisht autorët.  Këto hapa janë thelbësore për pajtimin.

    Artikuj të ngjashëm

    Një 16-vjeçare në Sarajevë vdes pas nxjerrjes së dhëmbit, nisin hetimet

    Reagime për dhe kundër pas miratimit të rezolutës për Srebrenicën

    Rezoluta për Srebrenicën, Begaj: Kjo datë do të shërbejë si kujtesë e përhershme për të dënuar gjenocidin

    Të Fundit

    Nxehtë edhe sot, pasdite mund të ketë edhe shi – nesër pritet destabilizim i motit

    TCh: Prapa kontejnerëve në Theth është Prek Kodra – para 2 vitesh raportohej se kishte planifikuar atentat ndaj Kurtit 

    Don Xhon na prezanton me pasurinë e tij

    SKANDAL me dëshmitarin e EULEX-it, Nazim Bllaca ruante kontakte të fshehta me prokurorë serbë

    “Për momentin nuk ka marrëveshje me SHBA-në”, BE njofton 27 vendet anëtare për situatën e bisedimeve për tarifat tregtare

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.