Atasheu i Mbrojtjes i ShBA-së në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Koloneli AJ Berg, mori pjesë sot në ceremoninë e diplomimit të rekrutëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës – Klasa 01/2025.
Përmes një postimi në Facebook, ambasada amerikane në Kosovë ka uruar ushtarët e rinj të FSK-së duke e quajtur “moment historik” diplomimin e tyre.
“Jemi krenarë që festojmë së bashku këtë moment historik të rëndësishëm, dedikimin, disiplinën dhe përkushtimi juaj për shërbim shënojnë fillimin e një rrugëtimi të nderuar në mbrojtjen e vlerave tona të përbashkëta demokratike”, u tha në njoftimin e Ambasadës së ShBA-së në Kosovë.
Sot është certifikuar gjenerata 01/2025 e rekrutëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
344 rekrutë të rinj iu bashkuan Ushtrisë së Kosovës