Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Ambasada e SHBA-së pas vendimit të Kushtetueses: Përgjegjësi e liderëve për ta konstituar Kuvendin dhe krijuar një Qeveri stabile

    27/06/2025 09:33
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë kanë thënë se vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës rreth bllokadës në Kuvendin e Kosovës, nënvizon rëndësinë e procesve kushtetuese.

    Nga Ambasada amerikane potencojnë se tashmë është përgjegjësi e liderëve të partive politike për të finalizuar konstituimin e Kuvendit dhe për të formuar një Qeveri të re stabile në pajtim me Kushtetutën.

    “Është përgjegjsi e liderëve politikë të konstituojnë Kuvendin dhe të krijojnë një qeveri stabile në përputhje me Kushtetuën”, ka thënë për Express një zëdhënës i Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë.

    Ky zëdhënës ka shtuar se SHBA përgjatë kohë ka përkrahur zhvillimin demokratik të Kosovës dhe mezi pret të punojë me qeverinë e re për të avancuar stabilitetin rajonal, sigurinë dhe prosperitetin.

    Gjykata Kushtetuese e Kosovës të enjten ka nxjerrë një vendim që obligon partitë politike të respektojnë frymën e Kushtetutës për t’i dhënë vendit institucionet e reja për një afat prej 30 ditësh.

    Kushtetuesja ka specifikuar se e drejta që i jepet partisë më të madhe të dalë nga zgjedhjet për të propozuar kandidatin për kryetar të Kuvendit nuk duhet të përdoret për të bllokuar proceset. Gjithashtu ka kërkuar nga partitë për të marrë pjesë në votim.

    Partitë politike kanë reaguar lidhur me vendimin, dhe pritet të shihet se si do të shkojë seanca e sotme konstituive, e para pas vendimit të Kushtetueses.

    Artikuj të ngjashëm

    Zjarrfikësit punuan deri në orët e vona, çka dihet për zjarrin që kalpoi një ndërtesë dje në Emshir?

    Haradinaj: Gjykata e Hagës krijon dëshmitarë si t’i konvenojnë

    Trump ofron 30 miliardë $ për marrëveshje bërthamore civile me Iranin

    Të Fundit

    Zjarrfikësit punuan deri në orët e vona, çka dihet për zjarrin që kalpoi një ndërtesë dje në Emshir?

    Ambasada e SHBA-së pas vendimit të Kushtetueses: Përgjegjësi e liderëve për ta konstituar Kuvendin dhe krijuar një Qeveri stabile

    Haradinaj: Gjykata e Hagës krijon dëshmitarë si t’i konvenojnë

    Trump ofron 30 miliardë $ për marrëveshje bërthamore civile me Iranin

    Qeveria njofton mbledhje në ora 12:00, Kuvendi tenton konstituimin për herë të 38-të

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.