sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Teknologji
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Ambasada e SHBA-së në Beograd: Radosavleviq të ballafaqohet me drejtësinë për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, e jo të marr nderime

    03/07/2021 18:36
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ambasada e SHBA-së në Beograd ka reaguar sot me rastin e dhënies së pllakës së Xhandarmërisë serbe komandantit të parë të kësaj njësie policie në Serbi, Goran Radosavleviq- Guri, më 30 qershor, në shenjë falënderimi për bashkëpunimin e suksesshëm.

    “Goran Radosavleviq Guri ishte në krye të kampit ku u gjetën eshtrat e tre shtetasve amerikanë, Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyqi”, njoftoi Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Serbi në profilin e saj në Twitter.

    Ambasada gjithashtu kujton se Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione ndaj Radosavleviq për shkak të përfshirjes së tij në vrasjen e vëllezërve Bytyqi.

    “Ai duhet të përballet me drejtësinë, jo të marrë nderime”, thuhet në reagim.

    Radosavleviq, ish-komandanti serb i Xhandarmërisë serbe nga 2001 në 2004, mori një pllakë nga komandanti i Xhandarmërisë Dejan Lukoviq në ngjarjen qendrore që shënonte Ditën e Xhandarmërisë në Novi Sad, më 30 qershor 2021.

    Tre vëllezërit Bytyqi në prill 1999 udhëtuan nga Amerika në Kosovë për t’iu bashkuar batalionit “Atlantiku” të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pranë të cilit luftuan deri në qershor 1999 derisa përfundoi lufta në Kosovë.

    Vëllezërit Bytyqi u arrestuan më 23 qershor 1999 nga policia serbe pasi që mendohet se aksidentalisht e kaluan kufirin me Serbinë përderisa ishin duke i ndihmuar disa fqinjë nga një familje rome, të cilët për shkak të rrethanave nuk ndjeheshin të sigurt, prandaj u kishin kërkuar vëllezërve që t’i shoqëronin deri te kufiri për të kaluar në Serbi.

    Pas arrestimit ata u akuzuan për kalim ilegal të kufirit dhe Gjykata për Kundërvajtje në Prokuple të Serbisë i dënoi me 15 ditë burgim. Por pas vuajtjes së dënimit prej 15 ditëve burgim, vëllezërve Bytyqi u humbën gjurmët.

    Ndonëse një kohë nuk është ditur për fatin e tyre, në vitin 2001 kufomat e Yllit, Mehmetit dhe Agronit janë gjetur në një varr të pashënuar pranë një kampi policor të trajnimit në Petrovo Sello, afër qytezës Kladovo. Duart e tyre ishin të lidhura me tel, sytë e mbështjellë me shami dhe secila kafkë kishte një vrimë plumbi: ishin ekzekutuar në vend. Ata u gjetën mbi një varreze masive që përmbante kufomat e 67 burrave dhe grave nga Kosova.

    Edhe pse kanë kaluar 22 vjet që nga vrasja e tyre edhe përkundër përpjekjes së vazhdueshme të SHBA-së, të cilët vazhdimisht kanë kërkuar zbardhjen e këtij rasti, deri në këto ditë nuk ka ndonjë person të dënuar për vrasjen e vëllezërve Bytyqi.

    Artikuj të ngjashëm

    Kiara, Efi dhe Luizi shkojnë në televotim, njëri prej tyre largohet sonte nga shtëpia

    Katër pacientë ikën nga Enti Special Psikiatrik në Shtime, dy u kthyen

    Zjarr në kulmin e ndërtesës së Radio Kosovës

    Të Fundit

    Kiara, Efi dhe Luizi shkojnë në televotim, njëri prej tyre largohet sonte nga shtëpia

    Katër pacientë ikën nga Enti Special Psikiatrik në Shtime, dy u kthyen

    Zjarr në kulmin e ndërtesës së Radio Kosovës

    Të shtëna me armë zjarri në Graçanicë

    Ky është banori që u largua nga shtëpia e Big Brother VIP Albania

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "GazetaDemos SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "GazetaDemos SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2023

    Shkruani lart dhe shtypni Enter për të kërkuar. Shtypni Esc për të anuluar.