Ambasada e Italisë në Prishtinë, në bashkëpunim me Italian Trade Agency (ITA) dhe Institutin Italian të Kulturës, do të lançojnë “Javën e Kuzhinës Italiane në Kosovë”, që do të mbahet nga 14 deri me 20 nëntor 2022.
Fushata vjetore ka për qëllim promovimin e traditave kulinare italiane në botë. Sektori agroushqimor i cili ka qenë gjithmonë një nga pikat e forta të Italisë, është një nga sektorët nga ku mund të rifillohet pas pandemisë, duke promovuar përsosmëritë e vendit, duke vlerësuar produktet Made in Italy si sinonim i cilësisë e sigurisë.
Tema për vitin 2022 është “Gjallëri, qëndrueshmëri dhe risi: përbërësit e kuzhinës italiane për shëndetin e njerëzve dhe mbrojtjen e Planetit” .
Kosova do të marrë pjesë në Javën e Kuzhinës Italiane me nisma kushtuar thellimit të koncepteve të qëndrueshmërisë, cilësisë, teknologjive dhe inovacionit, gjithmonë duke respektuar traditën dhe identitetin e territorit.
Në kuadër të këtij projekti, ITA gjithashtu do të organizojë më 18 nëntor 2022 në Prishtinë, një Masterclass dhe Show-cooking dedikuar qëndrueshmërisë në gatimet dhe verërat italiane, drejtuar kryesisht importuesve dhe operatorëve të sektorit ho.re.ca, me qëllim thellimin e njohurive mbi Made in Italy. Bëhet fjalë për një vitrinë të jashtëzakonshme për promovimin e stilit të jetesës, kulturës dhe ekselencës italiane.