Ambasada amerikane: Vaksinimi kundër COVID-19 nuk të bën magnetik

Ambasada amerikane në Prishtinë në serinë e njoftimeve për vërtetësinë e vaksinimit ndaj COVID-19, ka shkruar se vaksinimi nuk e bën trupin e njeriut magnetik.

Përmes Twitter-it kjo ambasadë ka shkruar se krahu ku zakonisht merret vaksina nuk e bën trupin të magnetizuar.

“Marrja e vaksinës COVID-19 nuk të bën magnetik, përfshirë edhe vendin e vaksinimit ku zakonisht është krahu. Vaksinat COVID-19 nuk përmbajnë përbërës që mund të prodhojnë fushë elektromagenike në vendin e injektimit. Të gjitha vaksinat COVID-19 janë të lira nga metalet”, thuhet në postim.

Reklama