Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Ambasada amerikane: S’është koha që ministrat kosovarë të udhëtojnë drejt ShBA-së, jo se nuk japim viza

    10/11/2022 21:48
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është deklaruar një ditë pasi disa ministra dhe kryetarë të komunave e kanë shtyrë vizitën e tyre në këtë shtet.

    Në një përgjigje për Klankosova, zëdhënësja e kësaj ambasade Katherine Judd, thotë se në këtë kohë të krizës e cila është në Kosovë, nuk është koha e përshtatshme për vizita zyrtare.

    “Kjo nuk është domosdoshmërisht koha më e përshtatshme që ministrat të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara për takime zyrtare, duke pasur parasysh krizën që duhet trajtuar. Ne këtë mesazh po ua përcjellim zyrtarëve të ndryshëm të qeverisë”, thuhet në përgjigje.

    Judd thekson se nuk ka asnjë rast specifik apo individual për të cilin SHBA-të nuk do të lëshonin viza për ministrat kosovarë.

    Gjatë së mërkurës ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, dhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, dhe disa kryetarë të komunave e kanë shtyrë vizitën e tyre në Shtetet e Bashkuara për shkak të situatës në veriun e Kosovës.

    Artikuj të ngjashëm

    Ambasada e ShBA-së: Dhuna në familje s’është çështje private, mos duroni, raportojeni

    Ambasada Amerikane: Jemi të shqetësuar për palët që mund të pengojnë përparimin e Malit të Zi, bëjmë thirrje për kujdes

    Hovenier takon përfaqësuesit politik serb të Kosovës: Përsërita mbështetjen tonë të kahershme për një Kosovë sovrane, multietnike dhe demokratike

    Të Fundit

    Alarmi për bombë, Berisha: Mund të bëhen të vërteta kur s’ka institucione për një kohë të gjatë

    Hamiti: VV-ja e ka katandisur keq Kosovën, votuesit e saj duhet ta shohin këtë – bota e ka parë tashmë

    Paralajmërohet ndryshim drastik i motit në Evropë, ulje temperaturash dhe stuhi të forta

    Trump: Nuk jam i sigurt nëse mund ta ndaloj luftën në Ukrainë

    Ndëshkohet me gjobë drejtuesi i mjetit lundrues që shkel perimetrin e sigurisë në plazhin e Borshit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.