Almira Azemi, një nga influencueset më të ndjekura dhe të dashura në rrjetet sociale shqiptare, ka ndarë me ndjekësit një moment thellësisht personal.
Në një postim në Instagram, ajo ka treguar se po kalon një periudhë reflektimi dhe lodhjeje emocionale, duke bërë të ditur se do të tërhiqet përkohësisht nga rrjetet sociale për t’i dhënë vetes pak hapësirë dhe qetësi.
“Jam duke e kaluar një periudhë ku rrjetet sociale po më marrin ma shumë energji se sa po m’japin,” shprehet Almira në mesazhin e saj, duke treguar se përtej pamjes së fortë dhe të buzëqeshur që transmetohet përmes fotove dhe videove, ajo është thjesht një njeri me ndjenja, mendime dhe nevojë për t’u rikthyer tek vetja.
“Mas 5 vjetve n’rrjete sociale, kom menu që jom ba e fortë. Po n’fund t’ditës, edhe une jom veç njeri,” thotë ajo, duke shtuar se edhe më të fortit kanë kufijtë e tyre.
Almira sqaron se ky nuk është një dorëzim, por një hap i ndërgjegjshëm drejt shërimit, reflektimit dhe të vërtetës së saj të brendshme. “Po jap maksimumin me vazhdu – me zemër, me thellësi, edhe me veten tem t’vërtetë.”
Ajo falënderon publikun për mbështetjen e vazhdueshme, duke vlerësuar ata që e kanë ndjekur jo vetëm përmes ekranit, por edhe përmes mesazheve dhe ndjeshmërisë njerëzore:
“Faleminderit që m’shini – jo veç online, po edhe mes rreshtave.”
Ky rrëfim ndryshe i Almira Azemit është një kujtesë e fuqishme se pas çdo profili në rrjete sociale fshihet një qenie e ndjeshme, me nevoja reale për qetësi, për frymëmarrje dhe për të qëndruar besnike ndaj vetes