Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Aliu thotë se rruga Prishtinë – Podujevë përfundon brenda mandatit të tij

    02/10/2024 21:14
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka premtuar se rrugët kryesore Prishtinë – Podujevë dhe Prishtinë – Mitrovicë do të përfundojnë brenda mandatit të tij.

    Aliu ka deklaruar se projektet infrastrukturore po ecin sipas planit, pavarësisht vonesave të shfaqura në disa segmente.

    Ai lidhur me punimet në rrugën Prishtinë – Podujevë, ka theksuar se segmenti Lluzhan – Podujevë është përfunduar, ndonëse disa punë shtesë mbeten për t’u kryer.

    Ministri Aliu ka deklaruar se, megjithatë, gjithë rruga është kontraktuar dhe aktualisht ndodhet në fazën e fundit të punimeve.

    Ai ka potencuar se punimet po ecin më shpejt se rrugët e tjera dhe se ka pasur një përpjekje të veçantë për të zgjidhur çështjet e shpronësimeve në kohë, pavarësisht disa vështirësive.

    “Atëherë kur kam thënë ka përfunduar, por nuk bëhet fjalë për gjithë rrugën por për segmentin Lluzhan – Podujevë, dhe kjo pjesë është kryer, kanë mbetur disa punë shtesë. Ndërkohë që e tërë rruga është kontraktuar pastaj është vendosur në tenderë e tëra, tash jemi në fazë të fundit të punimeve por mendoj se po shkon në ritëm më të shpejtë se rrugët tjera”, ka theksuar ai.

    Ministri theksoi se afatet kohore po respektohen, duke e konsideruar një vit si afatin e parashikuar për përfundimin e punimeve.

    “Jemi mësuar të kemi vonesa sepse ka punë të parashikueshme. Te kjo rrugë jemi përkujdesur shpronësimet t’i zgjidhim me kohë, ndonëse ka pasur probleme. Jemi munduar që afatet kohore të respektohen normalisht është një vit afati kohor, në ditët e punëve. Po shkon gjithçka brenda afatit deri tash”, ka deklaruar ai n

    Artikuj të ngjashëm

    Krasniqi për vizitën në Nepal: U mundësua shkëmbimi i përvojave për auditim social

    Krasniqi për sulmin ndaj Komunës së Zveçanit: Sulmin kriminal e qyqar

    Aliu: Punimet infrastrukturore po vazhdojnë

    Të Fundit

    Zelensky: Biseda e fundit me Trump ishte më e mira deri tani

    Komandanti ukrainas paralajmëron ofensivë të re ruse: Duhet të jemi të përgatitur

    Kërcënimi me bombë në Kuvend, Policia: Dyshohet se erdhi nga një numër nga Serbia

    Musk thotë se ka themeluar parti politike

    “Dua një familje tjetër”: Flet fqinji që mbrojti 12-vjeçaren nga babai abuzues në Fier

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.