Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka ndarë pamje nga punimet në rrugën nacionale Prishtinë-Mitrovicë.
Punimet po zhvillohen në segmentin e dytë të kësaj rruge.
Segmenti i parë i kësaj rruge është përuruar në dhjetor të vitit të kaluar.
Në përurimin e segmentit të parë, kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar se “për përfundimin e tërësishëm të kësaj rruge Qeveria ka nënshkruar marrëveshje për hua në vlerë 15 milionë euro për ndërtimin e segmentit Smrekovnicë – Mitrovicë me gjatësi 5 kilometra”.
Kjo rrugë ka filluar së ndërtuari që nga viti 2009.