Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Aliu mohon akuzat për faljen e dhjetëra miliona eurove borxhe për ambalazhuesit e ujit

    23/04/2024 13:17
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, i ka quajtur shpifje raportimet e mediave për shlyerjen e borxheve në forma të kundërligjshme kompanive që merren me ambalazhimin e ujit në Kosovë.

    Në një intervistë për Ekonomia Online, Aliu ka thënë se të gjitha këto akuza janë politike dhe se raportimet nuk qartësojnë nëse është i përfshirë në këto akuza.

    Ai fillimisht ka kërkuar sqarime se nga kanë ardhur falja e këtyre miliona eurove, ku përfshihet edhe Naser Hafizi, zëvendësues i Drejtorit të Autoritetit Rajonal të Pellgjeve Lumore.

    “E para kjo nuk është akuzë, është shpifje. Sikur të akuzon duhet të ketë një bazë, një farë lloj lidhje logjike. Kur flasim për borxh ata do të duhej të flasin një herë sasinë. Pra thonë 90 milionë euro borxh apo si është ajo, si kanë ardhur tek ai 90 milionë euro. E dyta ku lidhet kjo me ministrin Liburn Aliu që ata dëshirojnë me thanë, në çka lidhet, si e paskam falur unë, kam pasur ndonjë vendim siç ka qenë përpara, vendim për falje apo diçka tjetër. A ka pasur ndonjë vendim të tillë ndonjëherë nga ana ime. A ka ndonjë marrëveshje me dikë, ku me kënd ajo marrëveshje, vetëm le të dalin ta thonë, krejt në rregull. Por të gjitha janë shpifje dhe nuk kuptoj cili është motivi mbrapa, mbase mund të jetë vetëm thjesht politikë, po mund të jetë edhe çka tjetër”.

    “Por kur thuhet 90 milion euro i kanë ambalazhuesit, fillimisht e kanë thënë 90, mandej e kanë thënë, mirë 11 milion euro borxh, që 10 milion euro borxh. Kur thua janë 11 milion euro borxh, sipas udhëzimit administrativ të 2006-ës është 0.09 cent për litër të shitur. Pastaj kjo ka ndërruar në 0.001 cent, 0, 009 dhe pastaj është zvogëluar në 00. 001 cent për litër. Kur të thuash 10 milionë euro borxh, ose 11 milionë euro borxh, kjo i bije që qenkan shitur 1 miliardë, ose një miliard e 200 milionë, nëse thua 11 milionë, diku 200 milionë litra ujë nga të cilat taksa duhet me u llogarit kaq. Ose kur ta zbret në 0.001, i bie nëntëfishi i kësaj. Pra prej nga kanë ardhur këto shifra le të dalin le të thonë ata, shumë thjeshtë kështu edhe krejt në rregull”, ka thënë Aliu për EO.

    I pyetur për publikimin e disa dokumenteve që e ndërlidhin atë me këto pretendime, Aliu tha se nuk vërtetojnë një gjë të tillë. Vendim të gabuar e ka quajtur edhe atë të ish-kryeministrit Haradinaj për faljen e borxheve ambalazhuesve të ujit.

    “Ato nuk janë vërtetime të asaj, ato shumë thjesht nëse paska pasur hetim për këto, ku është hetimi, ku ka mbërri jemi në rregull. Unë mendoj që ai vendim i asokohshëm ku është thënë falet borxhi nuk ka një bazë të caktuar ligjore, se nuk është i definuar borxhi, pra është dashtë të definohet cilin borxh. Mbi të cilin udhëzim administrativ, mbi të cilin ligj, si është kalkuluar ai borxh. Unë mendoj që këtu ka qenë një gabim asaj kohe me ra në një farë lloj si të themi gafe ku falet një borxh i cili nuk është as i rregulluar e as i kalkuluar. Nuk mund të ketë vendime politike të cilat mbulojnë këtë fushë është tejet enjë gafe e madhe. Unë e quajta se është një daktilografim i dobët i pretendimeve të padijshme”, deklaroi Aliu.

    Aliu ka thënë se ekziston mundësia që zyrtarët të cilët janë akuzuar mund të dorëzojnë padi për shpifje, por që ai vetë si ministër nuk e ka ndërmend ta bëjë një gjë të tillë, pasi sipas tij, ai është një pretendim qesharak që do ia ulë “seriozitetin punës së tij”.

    “Me sa di unë zyrtarët përkatës që janë akuzuar mbase që është përfolur për ta mbase edhe padisin. Vet prej pozitës së ministrit me u marr me ra në këtë nivelin qesharak të kësaj padie me thanë të drejtën me duket që pak edhe ja uli edhe seriozitetin edhe vetës me u marr me një pretendim tejet jo serioz dhe qesharak. Shume thjeshte si e llogarite, si po e lidh Liburn Aliun me këtë çështje”, ka thënë Aliu.

    Artikuj të ngjashëm

    Arifi: Fjalët e ‘shehrit’ se Liburn Aliu është larguar nga LVV-ja, po dalin të vërteta

    Aliu: S’ka asgjë zyrtare për zgjerimin e hetimeve për ambalazhuesit e ujit, jam në dispozicion të drejtësisë

    “Prej A deri në Zh po realizohen pikat strategjike të Serbisë”, vëllai i Liburn Aliut i dëshpëruar me Vetëvendosjen

    Të Fundit

    Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

    Trumpi e pret Netanyahun të hënën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë

    Daku bëhet lojtari më i paguar i kombëtares, miliona euro siguron në Rusi

    Trump mbanë premtimin, i heq sanksionet Sirisë

    11 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudan

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.