Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka njoftuar se sot ka përfunduar asfaltimi i rrugës në Maxherë, në veri të Republikës së Kosovës.
Aliu, tha se si rezultat i asfaltimit, këto rrugë do të shkurtojnë lëvizjen e banorëve.
“Si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë në mes të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme, kemi bërë asfaltimin e rrugëve në veri të vendit, e që si rezultat këto rrugë do të shkurtojnë lëvizjen e të gjithë banorëve, në veçanti në fshatra, që përmes këtyre ndërlidhjeve rrugore të rëndësishme, do të kenë qasje më të shpejtë dhe më të lehtë në komunën e Mitrovicës”, shkroi ai.
Aliu tutje tha se do të vazhdojnë me asfaltimet e rrugëve në çdo cep të Kosovës.
Postimi i tij: